Princit Harry dhe Meghan Markle

VIP & Spektakël

Dasma mbretërore, një ceremoni private, pa lidera politikë

11 Prill 2018, 18:29| Përditesimi: 11 Prill 2018, 18:32

  • Share

Dasmat mbretërore britanike janë zakonisht ngjarje shumë të rëndësishme shtetërore, ku marin pjesë, presidentët dhe kryeministrat e vendeve të ndryshme të botës. Por dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle siç duket nuk do të jetë e tillë. Pallati Kensington ka lajmëruar të martën se çifti mbretëror nuk do të ftojë asnjë lider politik në event, bazuar në pozicion që ai/ajo ka, çfarë do të thotë se presidenti Donald Trump, dhe paraardhësi i tij Barack Obama nuk do të jenë prezent në dasmën e Meghan dhe Harry-t.

Madje as kryeministrja angleze, Theresa May nuk është parë si një e ftuar e denjë për dasmën e tyre. Ndërkohë vetëm miqtë personal të çiftit do të jenë në Kështjellën Windsor në eventin e vitit më 19 maj. Sipas CNN, në ndryshim nga dasma e William dhe Kate në vitin 2011, kjo dasmë mbretërore është parë si një ceremoni private, prandaj çifti nuk e shikon të arsyeshme të ftojë politikanë në dasmën e tyre. CNN shkruan se mund të ketë disa lider politikë të ftuar, por kjo vjen në bazë të marrëdhënieve personale  dhe kofidencave që Harry dhe Meghan kanë me to.


 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?