Dasma në kundërshtim me rregullat e koronavirusit, gjobë për dy pronarë lokalesh në Fier

20 Gusht 2020, 16:03| Përditesimi: 20 Gusht 2020, 16:10

  • Share

Pavarësisht gjobave të shumta që janë vënë nga policia ditët e fundit për mos respektimin e masave anti COVID pronarët e lokaleve nuk zënë mend.

Së fundmi dy të tillë në Fier kanë marrë përsipër riskun dhe kanë organizuar dasma në kundërshtim me aktin normativ dhe për këtë arsye janë gjobitur.

Sipas njoftimit të policisë 2 pronarët e lokaleve me iniciale D. V. dhe L. M, u gjobitën me nga 1 milionë lekë të reja, pasi kishin organizuar dasma pa respektuar masat kufizuese anti-COVID.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?