Festim Ramadani (polici) e Sadri Sadriu, viktima

Kosova & Rajoni

Dasma që u kthye në mort/ Foto e policit që ekzekutoi me armë xhaxhain e bashkëshortit të Vjosa Osmanit

17 Gusht 2024, 08:17| Përditesimi: 17 Gusht 2024, 13:40

  • Share

Komuna e Ferizajt u trondit pasditen e djeshme, pasi një dasmë u kthye në tragjedi. Në oborrin e një restoranti që po mbahej një dasmë në fshatin Bibaj të Ferizajt, një person u vra nga një tjetër.

Festim Ramadani, zyrtar policor qëlloi me armë drejt një 89 vjeçari gjyshi i dhëndrit.

Viktima ështe Sadri Sadriu, 89-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti. Mediat në Kosova raportojnë se viktima është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas krimit, të cilin e kreu gjatë kohës që nuk ishte në detyrë zyrtare ai u dorëzua në Polici.

Viktima u qëllua në parkingun e lokalit ku mbahej dasma.

“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është Festim Ramadani dhe viktima është Sadri Sadriu. Motivet nuk dihen ende.”, tha policia. 

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu, tha për Radion Evropa e Lirë se zyrtari policor, që dyshohet se ka kryer veprën penale "vrasje e rëndë", është në ndalim prej 48-orësh.

“Motivet ende nuk dihen”, tha ajo, duke shtuar se zyrtari policor është dorëzuar vetë tek autoritetet.

Në pranga ka rënë dhe një person tjetër i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i tij. 

Ora 13:27
Dasma e kthyer në mort në Ferizaj/ 89 vjeçari i vrarë, ishte gjyshi i dhëndrit! Efektivi pas krimit u vetëdorëzua! Policia: Nuk ishte aksidentale

Detaje të reja nga dasma e kthyer në mort në Ferizaj të Kosovës mbrëmjen e 16 gushtit. 89-vjeçari shkoi për gëzim në Bibaj të Ferizajt, pa e ditur që ishin momentet e fundit të jetës së tij. Viktima ishte gjyshi i dhëndrit, i cili po martohej natën që u solli zi.

I moshuari u vra pranë restorantit të dasmave në Bibaj, nga një efektiv i policisë së Kosovës por që nuk ishte në krye të detyrës,

Sipas Policisë së Kosovës, Festim Ramadani është vetëdorëzuar, dhe dyshohet se vrasjen e kreu me armën zyrtare.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vetëdorëzuar në stacionin policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me ngjarjen tronditëse, është arrestuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet për veprën “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

Ndërkaq, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, njoftoi se i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë. 

Motivet që çuan deri te ky krim i rëndë, ende janë të paqarta. Viktima Sadri Sadriu mësohet se është xhaxhai i Prindon Sadriut, burrit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas policisë dyshimet e para janë që kjo vrasje “nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme”, citon Rel. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?