Arbana dhe Eduardi

Dasmë luksoze në Toskana, detaje nga celebrimi në natyrë tepër romantik i Arbana Osmanit dhe Eduard Grishajt! Dyshja do kurorëzohet si nëpër filma

23 Prill 2023, 18:17| Përditesimi: 23 Prill 2023, 18:18

  • Share

 

Arbana Osmani është gjitnjë kryefjalë, jo vetëm për moderimin e një prej emisioneve më të ndjekura po për shkak se preferon të ketë mjaft private jetën e saj. Është pikërisht fanatizmi i madh i Osmanit çka nxit edhe më tepër kureshti për gazetaren. Më herët, në media u bë me dije se Arbana së bashku me regjisorin Eduard Grishaj do të kurorëzoheshin, por pa u zbuluar detaje të mëtejshme.

Duket se gjithçka është gati për ceremoninë e dasmës luksoze në Itali.

Dyshja ka zgjedhur si vendin e dasmës pikërisht Toskanën, një zonë që ata shpesh e frekuentojnë. E kur flasim për dy emra kaq të famshëm, natyrisht që lista e të ftuarve do të jetë shumë e përzgjedhur

Celebrimi i tyre është menduar të bëhet në natyrë, në perëndimin e diellit, ku çifti do t’i thotë “po” njëri-tjetrit në praninë e qindra të ftuarve. Menyja do t’i besohet restorantit italian, çfarë do të sjellë me gjasa një meny vendase. Megjithatë, e gjithë skuadra për nusen do të vijë nga Shqipëria.

Fustani, aksesorët, grimieri dhe gjithçka tjetër do të udhëtojnë me Arbanën dhe Eduartin për të realizuar gjithçka deri në perfeksion. Nga ana tjetër, një sërë artistësh shqiptarë pritet të marrin pjesë në këtë festë, ku edhe do të sjellin një tjetër atmosferë.

Bruno dhe Klajdi do të jenë në skenë, por këtë herë do t’u bashkohet edhe Flor Mumajesi, i cili prej kohësh i ka munguar skenave. Për të celebruar dashurinë e dyshes, do të jetë edhe Ylli Limani, një nga artistët e preferuar të Arbanës. Dasma pritet të ketë disa nga emrat më të njohur të artit, skenës dhe kulturës të ftuar, por me gjasa nuk do të mungojnë as disa nga yjet e “Big Brother”-it.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?