Afrona Dika dhe këngëtari Blero do i japin fund beqarisë.
Ata kanë rrëfyer se në shtator do të organizojnë një dasmë madhështore në zonën e Ranës së hedhur, ku do të jenë të ftuar 600 persona mes tyre dhe shumë personazhe të njohur VIP.
Ndërkohë pak ditë më parë Afrona bëri festën e beqarisë në ishullin Santorini të Greqisë, dhe nëpërmjet postimeve të ndryshme ka zbuluar detaje të ndryshme në lidhje me ceremoninë e dasmës.
Data 21 shtator do të jetë dita e madhe për çiftin, i cili, më në fund, do të bëhet bashkë për të nisur një jetë të re e për të gëzuar një status të ri.
Gjithashtu, ngaintervista virtuale, Afrona ka zbuluar se do të ketë në dasmë plot 3 fustane.
Komento
Komente
