Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Dasmë në familjen Berisha, Armina Mevlani zbulon detajet: Vjehrri ka qenë dakord për datën! Kunata më ka ndihmuar

15 Shtator 2022, 09:05| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 09:07

  • Share

Moderatorja njohur Armina Mevlani ka treguar detaje nga dasma e saj me Shkëlzen Berishën. Çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre rreth 10-vjeçare në martesë në fund të muajit. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja në emisionin “Goca dhe Gra”, ndërkohë që nuk e zbuloi ditën e dasmës.

Ndër të tjera blogerja tha se për datën kishte rënë dakord dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha dhe se Argita (kunata e saj) e ka ndihmuar shumë me organizimin.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.

Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha Mevlani për “Goca dhe Gra”.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • vflp: 15/09/2022 12:25

    ky eshte albanistani veni i cudirave ku kriminelet dhe sogjte e tyre livadhisin pa problem qe 30 vjet pa i h52yre gjembe ne keme

    Përgjigju
  • ben: 15/09/2022 10:49

    aman shyqyr, se ishem ne siklet se mos sala kishte organizu noj proteste me qytetarin digital

    Përgjigju
  • Ali: 15/09/2022 09:40

    O zot na bete me vjell tashti ne mëngjes,po martohet djali i non grates, po krenohet budallacka me vjehrrin qe eshte,krimineli ,hajduti,shpifsi,vrasesi me i madh i shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?