Data për zgjedhjet 2025/ PD refuzon ftesën e Presidentit: Konsultime farsë! PL: Pranojmë çdo datë, veç asaj të caktuar nga Balla! PSD propozon 4 majin (VIDEO)

21 Nëntor, 10:03| Përditesimi: 21 Nëntor, 13:40

  • Share

TIRANË- Partia Demokratike refuzon të jetë pjesë e konsultimeve të thirrura nga presidenti i Republikës Bajram Begaj lidhur me datën e zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i grupit parlamentar të PD-së i quan farsë.

Caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës dhe kurrësesi një akt që diktohet nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Tashmë dyshja Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.

Takimi i Begajt me PL e PSD

Presidenti Bajram Begaj po vijon konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve parlamentare 2025. Kreu i shtetit ka pritur sot në Presidencë, sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Ky i fundit, siç dallohet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, shoqërohej nga deputetja Erisa Xhixho. 

Pas takmit me presidentin Begaj në një prononcim për media, Blushi u shpreh se PL pranon çdo datë tjetër përveç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Ndërkohë, PSD ka propozuar si datë 4 majin, gjatë takimit të zhvilluar mes Begajt dhe deputetit Gledis Çeliku.

'Qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla', tha ai. 

Një ditë më parë, Begaj priti kryetarët e partive të vogla opozitare, Fatmir Mediun e Partisë Republikane, Vangjel Dulen e PBDNJ, Dashamir Shehin e LZHK dhe Agron Duka e PAA. Këta propozuan si datë më të përshtatshme 4 majin, duke thënë se zgjedhjet duhet të mbahen para zhvillimit të samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

Ndërkohë, Shpëtim Idrizi i PDIU ka propozuar që zgjedhjet të zhvillohen ose më 4 maj ose 11 maj, pasi sipas tij duhet lënë koha e nevojshme për të plotësuar modalitetet e votës së emigrantëve, por edhe të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për listat.

Më 25 nëntor janë caktuar takimet e fundit me partitë e mëdha, PS dhe PD, e cila me gjasë pas përplasjes së fundit me kreun e shtetit pritet të bojkotojë konsultimet.

Presidenti Bajram Begaj, duhet të shpallë dekretin për datën e zgjedhjeve parlamentare brenda 10 ditëve të para të muajit dhjetor. Sipas ligjit elektoral, Begaj duhet ta dekretojë datën e zgjedhjeve jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të deputetëve, i cili përkon me 10 shtatorin e vitit 2025.

Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj, periudhën kohore për zhvillimin e zgjedhjeve. Por, mbetet për t’u parë se cilën prej 4 të dielave do të dekretojë presidenti Begaj pas konsultimit me të gjitha partitë politike, mes tyre edhe dy partitë më të mëdha PS e PD.

Ora 13:30
Konsultimet me Begajn për datën e zgjedhjeve 2025, PD: Refuzojmë të jemi pjesë! Proces farsë

1732192492_gazmentbardhi.JPG

Partia Demokratike e ka konfirmon se nuk do të jetë pjesë e konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve 2025.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjitshëm i PD Gazment Bardhi shkruan se data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama dhe Balla dhe konsultimet janë një proces farsë.

‘Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet’, tha ai.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Të hënën, ora 10:30, Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, janë ftuar zyrtarisht nga Institucioni i Presidentit të Republikës për t'u bërë pjesë e një procesi "konsultimesh" lidhur me datën e zgjedhjeve. Personalisht refuzoj të përfshihem në një proces farsë dhe që synon vetëm t'i jap legjitimitet një akti të diktuar në mënyrë antikushtetuese nga partia në pushtet.

Caktimi i datës së zgjedhjeve është kompetencë kushtetuese e Presidentit të Republikës dhe kurrësesi një akt që diktohet nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Tashmë dyshja Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.

Presidenti i Republikës ka patur të gjitha shanset që të vepronte si figurë unifikuese dhe të luante rolin kushtetues të Kreut të Shtetit. Ka qenë zgjedhja e Presidentit të Republikës që të bëhet palë politike dhe të mos mbajë asnjë qëndrim për gjendjen ku ndodhet sot Shqipëria.

Madje me heshtjen e tij shurdhuese, Presidenti i Republikës po nxit Trupin Diplomatik të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën që të përfshihen në organizimin dhe pjesëmarrjen në turin e takimeve politike/elektorale të Partisë Socialiste, ku Edi Rama kërkon votë për partinë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme.

Edhe pse është vënë zyrtarisht në dijeni, Presidenti i Republikës ende nuk ka marrë leje nga Edi Rama për të reaguar dhe për t'u distancuar publikisht nga ky veprim i paligjshëm i Trupit Diplomatik të dekretuar prej tij. Një President që sillet si palë politike meriton vetëm injorim dhe çdo takim me të është vetëm humbje kohe!

Ora 10:55
Zgjedhjet 2025, Blushi pas takimit me Begajn: Vetëm datën që ka caktuar Balla jo, pranojmë çdo datë tjetër

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e konsideron të papranueshme, një datë zgjedhjesh të propozuar nga Taulant Balla. Pas takimit të konsultave me presidentin e Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm, Blushi tha se janë të gatshmë të pranojnë çdo datë tjetër.

Sipas Blushit, është moment që presidenti Begaj të tregojë pavarësi në caktimin e datës së zgjedhjeve.

'Data e zgjedhejeve, qëndrimi i PL ishte që është e pranueshme çdo datë veç asaj të caktuar nga Taulant Balla. Kjo është një mundësi edhe për institucionin e presidentit për të treguar pavarësi nga pretendimi se ky institucion mund të jetë kthyer në një noter të 2 të mazhorancës, pas Kuvendit. S’mund të jetë një data që është paracaktuar nga Balla. Së bashku ne Erisa Xhixho shprehem shqetesimi për mungesën e reagimit në mbrojtje të ish presidentit, që gëzon status të veçantë mbrojtjeje nga shteti. Ky duhet të ishte i pari që dënonte me forcë rrëmbimin kriminal e banditesk, me banditë me maska që ushtruan dhunë  ndaj ish presidentit', tha ai. 

Teksa foli për protestat periodike që paralajmëroi Meta nga burgu para SPAK, ai tha se do të ketë një mbledhje lidhur me këtë, ku do të caktohet data se kur do të zhvillohet.

 ‘Kjo protestë do të zhvillohet ne sot do të mbledhim një forum për të caktuar datën. Protesta para kësaj strukture që është në një strukturë që është kthyer në një hanxhar në duart e Ramës për të asgjësuar opozitën e vërtetë dhe ka izoluar me masë ekstreme Metën, me arrest shtëpie Berishën dhe po bënë përpjekje për të minuar një proces të rregullt dhe të ndershëm zgjedhor.  Ne do të caktojmë datën e nisjes së protestave para këtij institucioni të kthyer në një organizatë terroriste’, tha ai.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?