Data për zgjedhjet 2025/ Idrizi pas takimit me Begajt: Propozova 2 të dielat e fundit, ende s’janë përcaktuar modalitetet për votën e diasporës! Pritet vendim nga Kushtetuesja për listat

20 Nëntor, 11:57| Përditesimi: 20 Nëntor, 12:12

  • Share

 

Pas takimit me Presidentin Bajram Begaj, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi tha për mediat se i ka shprehur Presidentit shqetësimin se para caktimit të datës së zgjedhjeve do duhet të merret parasysh që ende nuk janë përcaktuar modalitetet për votën e emigrantëve.

Po ashtu, Idrizi tha se ende janë në pritje të vendimi të Gjykatës Kushtetuese për padinë që është bërë nga partitë e vogla kundër Kodit të Ri elektoral të dakordësuar nga PD dhe PS për mbylljen e listave me 1/3.

Idrizi tha se PDIU sheh si datë më të përshtatshme dy të dielat e fundit që lejon Kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve, pra përkatësisht i bie 4 ose11 maji.

“Patëm një diskutim konstruktiv me presidentin për datën e zgjedhjeve që tashmë është një traditë. Datat janë të njohura, ka nevojë për më shumë kohë për votimin e emigrantëve, akoma s’ka dakordësi te sistemi rregullator për modalitetet dhe procedurat duhet të ketë një kohë të arsyetuar. Kjo ka qenë gjithmonë provokativë e partive të mëdha, edhe dakordësia për kodin zgjedhor u bë mes tyre. Atë ditë zgjedhin shqiptarët, gjithë partitë janë të barabarta. Do jetë edhe kohë e muajit të Ramazanit, që prapë duhet marrë parasysh nga pikëpamja kohore. Lëvizim mes datës 9 dhe dy datave të tjera, Unë dhashë si kërkesë apo opinion, është fakt që për sa kohë s’ka dakordësi për rregullatorin, për modalitete e votës së emigrantëve, duhet marrë parasysh që s’ka dakordësi. Do doja një datë sa më të arsyeshme, jo dita e parë. Me dakordësinë për mbylljen e listave, se kuptoj ku ishte avantazhi i partive të opozitës. Presim akoma një vendim të GJykatës Kushtetuese për listat e hapura. Data e zgjedhjeve është data kur gjithë partitë politike pushojnë dhe e merr pushtetin qytetari. S’mund të ndodhë që partitë përmes dakordësive dy palëshe kur ndërkohë jemi shumë aktorë ti japin avantazh zgjedhor vetes së tyre. Për të dhënë më shumë kohë, për të kuptuar modalitetet se si do të votojë diaspora. Mundësia e bërjes së procedurës dhe kohës për t’iu adresuar diasporës dhe pritja  e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë dy datat fundore më të përshtatshme sipas opinionin dhe mendimit të PDIU”, tha Idrizi për mediat.


Lajmi kryesor:

Data e zgjedhjeve 2025/ Presidenti nis takimet me partitë! ‘Të vegjlit’ propozojnë 4 majin! Begaj: Hapi i parë i një procesi që duhet të jetë model


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?