Politikë

'Database', Balla: PS ka të dhënat e veta nuk është ajo e publikuar në mediat pranë PD! Basha të shkëputet nga Saliu e Meta! Humbësi të pranojë rezultatin e zgjedhjeve

15 Prill 2021, 13:34| Përditesimi: 15 Prill 2021, 15:50

  • Share

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka folur për çështjen e 'database' ku PD e akuzon PS-në se po përdoren të dhënat personale të qytetarëve për qëllime elektorale. Balla tha se kjo nuk është e vërtet pasi PS prej vitesh ka databasen e vete dhe se nuk është i njëjti program që është publikuar në mediat pranë PD-së.

Balla gjithashtu i bëri thirrje Lulzim Bashës të distancohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, pasi në duart e tyre ai është thjeshtë një kukull.

“PS është partia më e madhe në vend, sigurisht që ka të dhënat e saj, të dhënat e servirura me pagesë nga një media pranë PD nuk korrespondojnë aspak me të dhënat që disponon PS. Pra, të dhënat e publikuara nuk kanë të bëjnë aspak me të dhënat që ne kemi. Janë të sajuara. Nëse Basha nuk heq dorë, është kukulla në duart e Saliut dhe Ilirit. Nuk merr asnjë vendim. Dëshira jonë e madhe është që të shkëputet nga dy keqpërdoruesit dhe të fitojë lirinë. Mua më intereson që populli i Elbasanit të votojë masivisht më 25 prill. Besoj që ajo që do fitojë më 25 prill, do të jetë e ardhmja. Projektet e mëdha na presin së bashku për t’i zbatuar”, tha Balla pas takimit që zhvilloi me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Balla tha se humbësi duhet ta pranoj rezultatin dhe se PD duhet të heqë dorë nga mosnjohja e rezultatit dhe llumi i akuzave që bën në Elbasan. Ai tha se zgjedhjet duhet të jenë demokratike dhe menjëherë pas tyre, vendi pret që të marrë datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin e vendit.

"Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike. Duhet të marrim të gjitha përgjegjësitë për të garantuar një proces të rregullt. Humbësi duhet të pranojë rezultatin. PD duhet të heqë dorë nga mosnjohja e rezultatit. Shqiptarëve ju intereson standardi i këtyre zgjedhjeve, që lidhet me procesin e integrimit. Sapo të mbyllim zgjedhjet, ne presim datën për konferencën e parë ndërqeveritare. Të jesh i pari në listë nuk është ndonjë përgjegjësi, të jesh te kufiri është marrja e një përgjegjësie. Unë e kam thënë që do doja të isha i nënti në listë. PS e Shqipërisë do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Thirrja ime është për PD dhe përfaqësuesin qesharak të Bashës në Elbasan, është që të heqë dorë nga lumi i akuzave që iu bën qytetarëve të Elbasanit”, tha Balla.


Lajmi kryesor:

25 prilli/Pas Yuri Kim, edhe ambasadori italian në Elbasan: Përplasjet fizike s'do tolerohen! S'jemi me asnjë palë, do punojmë me çdo qeveri që del nga zgjedhjet


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?