Mero Baze dhe Lulzim Basha

Kronikë

'Database', Mero Baze ironizon denoncimin e PD: Kam 15 vite që kritikoj Berishën dhe më quajnë votues të pasigurt

12 Prill 2021, 17:28| Përditesimi: 12 Prill 2021, 17:41

  • Share

Botuesi i gazetës “TemA” ka ironizuar denoncimin e Partisë Demokratike lidhur me një database ku thuhet se parashikohet tendenca e votuesve se cilin do të votojnë.

Referuar lajmeve të pasqyruara në media ku ai del votues i pasigurt, analisti sjell në vëmendje betejat ndaj ish kryeministrit Sali Berisha dhe kritikat në adresë të Partisë Demokratike.

“Unë kam 15 vite që kritikoj Partinë Demokratike dhe sulmoj Berishën, dhe këta socialistët më quajnë votues të pasigurt. Kolegët e mi, Andi Bejtja dhe Armand Shkullaku, njëri i punësuar tek televizioni i djalit Berishës, e tjetri këshilltar politik i Lulit, quhen votues të sigurt të PS-së.

Ose është lista e vitit 2005, ose do të jetë diversion i Ramës, për të përçarë demokratët. Ndërkohë Luli më dërgon çdo ditë mesazhe në telefon duke më sugjeruar pika nga programi i PD, edhe pse telefoni im personal, nuk është i rregjistruar në emrin tim. Edhe ky me numuratorin e 2005“, shkruan Baze teksa ndan edhe mesazhet e ardhura në celular si dhe pjesën e database që fikson emrin e tij si votues i pavendosur.

Mesazhet e ardhura në celuar nga PD

Komento

Komente

  • Lista: 13/04/2021 07:19

    Mero, mos u fshihni pas gishtit...ska rendesi se ka apo nuk ka gabime databaza... mbajtja e nje databaze te tille eshte e paligjshme, bie ne kundershtim me ligjin e mbrojtjes se te dhenave personale. Qe nje parti te mbledhi te tilla te dhena duhet: te njoftoj cdo jndivid qe ka ne te rregjistruar, te mari miratimin e individit, te deklaroje qellimin e mbledhjes se te dhenave, te garantoje qe keto te dhena te mos dalin andej/kendej ( vetem dalja ne shtyp eshte prove qe ata nuk i mbajne dot te sigurta te dhenat). Duhet te deklarojne nese i ndajne keto te dhena me pale te treta, te deklarojne si dhe per sa kohe i mbajne keto te dhena. Kane detyrimin qe ti japin akses secilit qytetar ne te dhenat e veta...keto gjera i thote ligji Mero. PS dhe gjithe partite e tjera qe kane lista, jane njesoj ne shkelje te ligjit. Besnik Dervishin e pash dje qe po lepinte nji akullore!

    Përgjigju
  • rezi: 12/04/2021 23:03

    Nuk janë të barabartë. Ku Rama, ku Basha. Nuk krahasohet Shqipëria e Tirana e para 8 vjetëve me atë që la Basha. Ju kujtohet sheshi që e bëri si lines? Hajdut 100 karatsh me kunatin dhe do vjedhë përsëri...atij nuk i besohet se ka gënjyer gjithë kohën, është i pabesueshëm prandaj njerëz mendohuni mirë mos votoni gënjeshtarin Basha.

    Përgjigju
  • Ulber: 12/04/2021 19:35

    I pasigurt se gjithmone spiun sa andej ketej ke qene dhe je o skuth.

    Përgjigju
    • Per Ulberin: 12/04/2021 21:43

      E kape edhe nje byrek per sot

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?