Aishe Haklaj dhe Sali Berisha

‘Datë e shënuar për një vrasës’/ Aishe Haklaj: Berisha më 5 janar vrau Shkëlqim Haklajn dhe e konsideron si ditë fitoreje ndaj kundërshtarëve

4 Janar 2022, 18:32| Përditesimi: 4 Janar 2022, 18:34

  • Share

Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj, në një reagim për gazetën TemA, thotë se Sali Berisha kërkon ta përdorë sërish 5 janarin, si atëherë kur nisi hakmarrjen ndaj vëllezërve të saj. Ajo thotë se 5 janari shënon ditën kur Berisha vrau Shkëlqim Haklajn dhe nisi vëllavrasjen në Tropojë, që mori jetën e qindra personave.

“Sali Berisha si kriminel dhe i pa fytyrë e i pacipë vazhdon të përdorë edhe sot e kësaj dite datën 5 janar si fitore te tij, i cili me këtë date vrau Shkëlqim Haklaj dhe futi në vëllavrasje Tropojën, një ndër zonat me delikate në luftën e Kosovës.

Kjo tregon se kjo date është e shënuar për të kundër kundërshtarëve të tij politik, por atëherë realizoi atë që ai deshi sepse Amerika nuk e kishte kuptuar akoma se kishte të bënte me një komunist me pikëpamje  lindore, i cili do të vdesë i tillë.

Arëherë Sali krimineli realizoi vrasjen e Shkëlqim Haklaj sepse organizata e tij kriminale ishte e mbrojtur, e financuar dhe e instruktuar nga Berishovici.

Tani më 5 janar nuk do të vrasë përsëri kundërshtarin e tij politik, sepse tani Saliu nuk është me ai Sulltani i 97-98, por një i vdekur politik e moral, i cili nuk është e nevojshme të vdesë fizikisht.

Njolla dhe turpi që ai njeri do të marrë më vete në varr janë të njëjta me turpin e Esat Pashe Toptanit dhe të atyre tradhtarëve të kombit që tradhëtuan gjakun dhe vatanin e tyre.

Këtë 5 janar nuk e lejon Amerika atë kriminel të realizojë krime e përjashtime me forcën e vetos se Sali shpellarit që i rezistoi monizmit, por që nuk i rezistoi demokracisë.

Faleminderit Amerikës që nuk e lejon Sali vrasësin të realizoje 5 janar të pafundme.

Populli duhet të ketë frikë nga një vrasës sepse ky vrasës na vrau ne dje, por nesër do t’ju vrasë edhe ju të tjerëve për interesat e tij të ngushta”, thotë Aishe Haklaj në një reagim për gazetën TemA./ Marrë nga gazeta Tema

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qwert: 04/01/2022 22:33

    Rrac e flliqur haklajt ..berisha kanceri shqiperis.

    Përgjigju
    • Loni: 05/01/2022 08:31

      Haklajt dolen mbi pushtetin se luheshin milionat qe ne 1998 e ne vazhdim... Influencq ne zone beri te veten edhe sovrani(Berisha) qe po j kullifusnin pjesen normale si kushdo do ti zhdukte sepse ishin interesa ekonomike me shum akolosale qe populli sja kishte idene. E na dalin sot e flasin per moral si haklajt te demtuar kundrejt pushtetit si berisha lidership i shqiperise se qorrave... Midis qorrave te kesh nje gjys syu he cbehet...

  • Gripi: 04/01/2022 21:14

    Berisha eshte vrases kete e dime, por dhe ju Haklajt nuk keni bere me pak. Vazhdoni me kanun me Berishen dhe mos u hiqni viktima sepse nuk jeni te tille. Jane mbi 200 djem ne tropoje te vrare nga hasmeria mes jush. Ju perdoren dhe pastaj ju lane pa perkrahje perballe kriminelit Berisha. Ai deri me sot ka fituar me ju.

    Përgjigju
  • Tropoja: 04/01/2022 20:08

    Ju moj zonje kujtoni se bota rrotullohet rreth jush. Si moter, nuk besoj se do te kete dhimbje me te madhe te humbesh vellezerit dhe me vjen keq. Por historia juaj vazhdon me vrasje nga vete ju, me vjedhje grabitje te lekeve te te gjithe popullit te tropojes e terror. Ne respekt te viktimave qe ju keni shkaktuar heshtni!

    Përgjigju
  • maksi: 04/01/2022 19:36

    Dakort per urrejtjen qe ke ndaj Berishes,po per krimet qe ka ber vellai yte jo nje por disa ne rang terrori,perse nuk shprehesh nese do drejtesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?