Arkeologët kanë zbuluar mbetjet e një bodrumi vere 1600 vjet të vjetër në Greqi. Sipas arkeologëvë ky bodrum daton që nga koha e Perandorisë Romake.
Bodrumi u zbulua në qytetin antik në Sikyonit, i cili ndodhet në bregun verior të Peloponezit, raportojnë mediat greke.
Brenda bodrumit arkeologët gjetën monedha të shpërndara si dhe mbetje të tavolinave të mermerit dhe enë prej bronzi, qelqi dhe qeramike.
“Fatkeqësisht, ne nuk kemi asnjë provë të drejtpërdrejtë për llojet e verës që mund të jenë shitur. Ne kemi disa prova të kokrrave të rrushit, por nuk jemi në gjendje të themi asgjë më specifike se kaq”, tha profesori i asociuar i arkeologjisë në Universitetin ëilfrid Laurier të Kanadasë, Scott Gallimore.
Këto detaje u vunë në dukje nga arkeologët në një punim gjatë takimit vjetor të Institutit Arkeologjik të Amerikës. Shumica e monedhave të gjetura datojnë nga mbretërimi i Constancius II, nga viti 337 në 361.
“Monedhat u gjetën të shpërndara në dysheme. Kjo duket se tregon se ato kanë qëndruar së bashku në një enë apo qese. Kur u shkatërrua bodrumi, duket se ena ka rënë në dysheme dhe monedhat janë shpërndarë”, tha Gallimore.