Daut Gumeni

Daut Gumeni: Berisha, nga dosja e zezë me Milosheviçin e Piramidat, tek Gërdeci, 21 janari, CEZ-DIA e Partizani

28 Dhjetor 2023, 22:06| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 22:29

  • Share

Ish-anëtari i Autoritetit të Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, njëherësh përfaqësuesi i klasës së të Përndjekurve Politikë dhe poeti i njohur Daut Gumeni ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria dhe shoqëria shqiptare. Në një intervistë për Dritare TV, ai gjithashtu komentoi situatën e opozitës dhe arrestimin e Sali Berishës. Zoti Gumeni ka numëruar të gjitha të zezat e ish-kryeministrit Berisha dhe thotë se ende nuk e ka dorëzuar “Foltoren” që drejton as tek vajza e tij Argita, sepse ai thotë se do ta drejtojë partinë edhe në biruca më të errëta.

-Zoti Gumeni, flasim për Enver Hoxhës pasi ka vdekur, flasim për Zogun, ne historinë nuk  e gjykojmë si është për tu gjykuar, si e shikoni këtë gjendje ku është shoqëria shqiptare, jemi ne në gjendje që të veprojmë si një vend normal?

Ne kemi raporte mjaft të shtrembëruara me të vërtetën dhe në liri. Nuk na pëlqen e vërteta, e kemi armike. Nuk na pëlqen t’i themi haptazi cenet tonë. Është një nga gjylet që kemi në këmbë më shumë sesa stisjet politike të të punësuarve tanë në politikë, më shumë se sa politikanë, sepse politikanë Shqipëria ka pasur shumë pak, që në themelim në 1912-ën. Ata që merrnin vesh nga politika ne i morëm mëri. Të parin Ismail Qemalin, e përzumë. E përzuri bota, e përzumë dhe ne. Një nga gjërat më të bukura në historinë e tij si politikan dhe diplomat është ai shënimi që i vinin në shënime Fuqitë e Mëdha, përfaqësuesve të tyre në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. Pasi u jepnin porositë, në fund fare vendosnin një “ps”: Kujdes mos ju fut Ismail Qemali në xhep!”. Ky që një njeri që trembte edhe Fuqitë e Mëdha për nga forca që kishte në mëndje, nuk qe aq i dashur për popullin e tij, iku dhe nuk e prishi terezinë njeri. Erdhi një tjetër në vitet ‘20. Ai që solli frymën e Harvardit në Shqipëri, Fan Noli, edhe kur e përzumë i ngjitëm këngë, gati sa nuk gëzuam. Shumica e tyre thoshin: Çdo prifti në politikë? Në një kohë që në parlamentin shqiptarë qenë nja 7-8 priftërinj të tjerë. Nuk mërziteshin ata, por Noli që erdhi më parë se të gjithë prandaj u mërzitën ata. I kemi frikë këta të shëndoshët ne.

Edhe Berisha sot që ankohet kot kur thotë se ma bëri ky e ma bëri ai. Ai nuk thotë dot emrin e atij që ia bëri. Berisha hiqet trim si kalamajtë në pyll, që ja marrin këngës por ama nga frika. Por atij gjëmën ia bënë ata që e bënë mbret. Kam ata që kanë nostalgji dhe hidhnin valle dhe thoshin sundimtarët: “Lum mos Shqipëri që na ke”. Bëri një artikull komandanti legjendar i dikurshëm Shqipëria ime e kuqe, partie ime e kuqe dhe tregonte sukseset që kishte arritur. Avokatët e tij thoshin na tregoni një dokument që ai ka shkelur një ligj, kurse Berishës vetë nuk i ka lezet të thotë: “Më gjeni një gjë që kam bërë unë, se unë kam rënë nga qielli”.

Ai ka dalë nga bodrumet e partisë së punës, mos tallet kaq shumë me një popull që e mbajti mbret 35 vjet. Nuk e fut Edi Rama në birucë, e fusin ata që e dinë ku ka shkelur. Berisha nuk ka lënë ligj pa shkelur në këtë vend, nuk ka lenë njeri pa telendisur në këtë vend dhe tani thotë: “Edhe në birucat më të thella të më fusë…” Kush do e fusë? Nuk i thotë dot ata që do ta fusin ne burg, por thotë Edi Rama. Nuk i shkon kjo, nga mosha dhe përvoja që pati në politikë. Mos u thuaj njerëzve të tu që unë jam i bardhë.

-Pse na ndodh kjo ne? Zogu dhe Enver Hoxha e mbyllën si e mbyllën. Berisha po e mbyll për kiamet. Pse mos kemi një udhëheqës dinjitoz?

Ne nuk i duam ata që duan vendin. Duam ata që janë të ngjitur mirë me pushtetin. Sepse po pati pushtet të pakufizuar ai, do më japë diçka edhe mua. Po e ndiem ne që i kufizohet pushteti atij që drejton, nuk na e mbush më mendjen ai ne. Ne duam që i pari të bëjë zullume dhe zullumet ta mbajnë të ngjitur për karrige atë.

-A ka shpresë se do kemi ndonjëherë të djathtë ne?

Më thuaj një rast kur kanë bërë si të djathtë këta. Berisha që tani bën te virgjërinë dhe thotë: Unë dërgoj avokatët, megjithëse nuk e njoh SPAK-un. Ai që s’ka lënë pa telendisur të gjallë dhe të vdekur, merr guximin dhe e quan SPAK-un celulë terroriste. Ata qeshin. Kujt i thotë terroristë ai? SPAK-ut që paguhet nga aleatët strategjikë? I thotë terroristë asaj që lufton me terroristët në gjithë botën? Se ka mënyra njeriu për ti thënë gjërat si duhen

-Ne jemi popull pro amerikan apo jo?

Një populli që i humbasin të gjitha vlerat për mua shuhen, sepse kanë humbur popuj që kanë pushtuar gjitha kontinentet. Ne na pëlqen që kur vjen puna për rrezik sepse të jetosh si do, do të kalosh rreziqe nuk të jep gjë njeri në dorë. Njeriu e thotë unë kam 1, 2 ,3 cene kam dhe një të mirë, hajde këtë të mirë ta shtojmë.

-PD po shpërbëhet dhe duket se po ngelemi pa opozitarizëm?

Opozitarizmi i Berishës ka qenë një opozitarizëm me kunja, i shtirë. Nuk kishin pse bënin ato shfaqe të ndyra që bëjnë në parlament. Por duhej të ngrihej të thoshte, kam këtë platformë për këtë problem. Më thuaj çfarë platformë kanë paraqitur këta që vendosin kokë për kokë karriget, i vënë dhe flakën Kuvendit? Po të ishte opozitar Berisha do të kishte paguar qimet e kokës për ato karrige, por ata e dinë që është pjesë e tyre. Mësohu të flasësh me alternativa. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë alternativë, ndaj them nuk është opozitë. Ne jemi në një grackë të ngritur me kunja. Gjithë ajo mëri që u prishet dhe fjalori dhe mënyra si sillen, ca nguten nga kangjellat, ca nga dritaret. Kjo është të tallesh me ata që i kanë votuar. Me këtë që po bëjnë po lënë në pushtet përjetë Ramën. Nuk është opozitë kjo. Ramës i kanë dalë këta inceneratorët, por i mori SPAK-u ata që mbahen përgjegjës. Po të rrëmosh mirë, këto projekte kanë nisur që kur qe Berisha në pushtet. Tani shkon Monika edhe denoncon deputetët që kanë qenë të saj për djegësat.

-E djathta njihet për nacionalizmin shovinist, kjo e djathta jonë vë kandidatë Fred Belerin?

Kur u vranë djemtë shqiptarë në kufi dhe i vranë në gjumë dhe midis tyre ka qenë edhe ky Beleri që thotë jam edhe nga Progonati. Mirë ata që kanë atë synim që kanë, po ti që ke Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ti s’je pa vota atje, nuk e di ti kush është ky, pse e lë deri aty sa të thuash është kështu është ashtu, kur e di që është kriminelë dhe ka bërë krime dhe e lejon që të shkoj kandidatë. Pastaj ai shkon edhe blenë vota.

-Kryeministri Edi Rama mban një qëndrim të djathtë ndaj Belerit?

Ai është qëndrim shqiptar, nuk është i majtë dhe i djathtë. Ai 5 që zuri në Selanik i futi brenda dhe si tha njeri pse e zure, e zumë një ne dhe na thonë tani pse na e zure se ai është e ardhmja e demokracisë në Shqipëri. Atij i thua deri këtu tani, jemi miq, jemi komshinj por rri në punën tënde.

-Thuhet se mund të ngrihet asosacioni i komunave greke me Himarën, është një synim i tyre ky, mund t’ja dalin?

Synimet e tyre kane qenë të qarta, por kemi ish-ministra që thonë Greqia është e butë se duhet që t’ ja bëjë më keq Shqipërisë. Për kë për Fredin? Rama e ka mirë që thotë e ka drejtësia, nëse drejtësia thotë është burrë i mirë le të shkoj, nëse thotë jo do bëhen zgjedhje të reja.

-Mendon se Berisha mund t’ia kaloj partinë e tij vajzës?

Jo nuk e besoj se mund ta bëjë këtë. Tek ne as ata që e mbanin veten për feudal nuk kanë lënë pasardhës djemtë e tyre, nuk shkon në Shqipëri kjo. Nuk mund të lë trashëgimtar vajzën e tij të një pushteti që u telendis pa ikur i zoti. Ai nuk heq dorë, sepse thotë do ta drejtojë partinë edhe në biruca më të errëta. Edhe ai më duket se ka filluar thotë ca gjëra që ka nevojë për psikolog. Nuk mund të thotë njeriu më gjeni mua një shkelje, kur 10 ja gjen një qytetarë i thjeshtë. Kush ja dha naftën Millosheviçit? Ky tha ja dhashë kosovarëve për tu ngrohur, dhe tani këta të shkretët nuk e dinin si përdorej nafta dhe në vend që ta hidhnin për tu ngrohur e hodhën për tu djegur. Po zgjedhjet e ’96 që i morën në krahë kutitë kush i bëri më të ndershme, po piramidat kush i ngriti? Po Gërdecin kush e bëri, u vranë 26 persona, u vranë fëmijë. Po 21 janarin kush e bëri, ata që kishin çadra pistoleta dhe ata që kishin thika me helm. Ja hodhi edhe Ramës fajin që tha e ka ai fajin që i nxorri në protestë, duke u mohuar të drejtën themelore qytetarëve për të protestuar. Duke vijuar më pas me kompleksin Partizani, e deri tek CEZ-DIA.

-Raporti me historinë, si mendoni se do të gjykohet Berisha?

Nuk është i pari ai që ka bërë ato zullume. Vetëm se i bëri  në kohë moderne dhe njerëzit nuk ishin aq të uritur. I kanë bërë edhe paraardhësit e tij këto./Dritare TV

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?