Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj ka zbuluar propozimin e kryeministrit Edi Rama, duke thënw se ai u ka propozuar një pagë, deri në rifillimin e punës në Rafineri, por shifra e saj ende nuk është bërë konkrete.
Ndërkaq ai shton se Rama u ka premuar se po vijon kontaktet me një kompani të re për rifillimin e punës në rafineri. Nga marrëveshja përfitojnë rreth 720 naftëtarë.
"Do të vazhdojmë betëjn, një pjesë e instancave deklaronin se këto aksione i ishin shitur kompanisë. Nuk është marrë përsipër nga qeveria që ti jepet një zgjidhje këtij problemi. E kemi pasur si pikë të panegociueshme, por theksoj unë i detyruar të pyes të gjithë kolegët sepse vendimarrja është e tyre, pranuan për arsye financiare.
Janë 13 paga të fituara me gjyq mbi kompaninë armo. Sështë marrë përsipër nga Rama që këto detyrime të shlyheshin nga shteti. E vetmja ndihmë që mund të na jepte qeveria është ta detyronte palën që të na jepte pagat. kjombeëte si një detyrin dhe lojë, si një fushë futbolli që hidhet topi sa në një anë në një tjetër.
Oferta: Një nga diskutimet ka qenë edhe marrja e një asistence duke ditur që ne jemi flakur në rrugë që nga 1 janari. Në moment që shkëputen raportet mes kompanisë dhe naftëtarëve ne u flakëm në rrugë. Kjo ka koeçiduar me periudhën që ne kemi qenë në protestë dhe në grevë. Ne jemi mbjtur me shpresë që rafineria do fillojë nga kompania. Kur ramë në pandemi kuptuan që kompania nuk ishte serioze.
Ne kërkuam Asistenca nga janari dhe deri më sot. Është ofruar kjo si mundësi nga Rama. Dhe paga mujore, deri në rifillim të punës. Sështë bërë konkrete shifra se sa do jetë. Shpresojmë të pranohet nga naftëtarët. Sduam një pagë lëmoshë.
Rama na ka premtuar se ka kontakte për rifillim pune. Shpresojmë të bëhet një orë e më parë. Kemi pranuar dhe diçka tjeetër. Do kërkonim garanci që të mos vijë një kompani që të na flakë përsëri në rrugë. Urojmë që rama ta mbajë fjalën sepse smbahen familjet e naftëtarëve me premtime boshe. Nga marrëveshja përfitojnë rreth 720 persona. Shpresoj që të gjithë të jenë pjesë e marrëveshjes", tha Dautaj.
Lajmi kryesor: