Lulzim Basha ka refuzuar Këshillin Politik, ka refuzuar ftesat e shumta të kryeministrit Rama, ka refuzuar këshillat e “urta” të faktorit ndërkombëtar, ka refuzuar mendimin dhe vendimin edhe të aleatëve të mbetur politikë, duke kujtuar se me mbledhjen e kryesisë apo Këshillit Kombëtar, do të vendosë sipas midesë tij “marrjen e pushtetit”.
Listat e stisura, komisionet e “verifikimit” të emrave, apo më keq akoma “program i ri qeverisës” dhe ndonjë shpikje tallëse, do të jenë në fokusin e mbledhjes së kryesisë dhe Këshillit Kombëtar.
Nuk e di për çfarë tjetër do të flitet dhe diskutohet në dy strukturat inaktive të Partisë së Lulzimit, por një gjë është e sigurtë, vetëm për procese demokratizuese brënda asaj partie, nuk do të diskutohet kurrë. Ato i vendos Lulzimi (në fakt Doktori) dhe i hedh gjoja për “diskutim” në struktura.
Edhe Komisioni Verifikimit të emrave “të rinj” që kanë 30 ditë që kanë mbushur listat e kandidatëve në Tiranë dhe në rrethe, ishte shpikje e Lulzim Bashës.
Eshtë dava e humbur Lulzim, si mbledhjet , takimet, listat e “emrave të rinj”, si programi i vjetër me datë të re, si “taksa e sheshtë 9 per qind”, ashtu edhe hamendësia juaj se, duke bojkotuar Këshillin Politik, do të fitoni kohë, aq më tepër zgjedhjet e 2021.
Eshtë dava e humbur Lulzim, gjithë gama e përpjekjeve të Partisë Demokratike, për të rikthyer gardën e vjetër të milionerëve në SHQUP, me gjoja pretendimin se “kthimin e tyre e do baza”.
Ju e keni përdhosur bazën, ju keni përdhosur lirinë, demokracinë dhe të drejtën e brëndshme në PD. Eshtë dava e humbur zoti Basha, të mendosh si komunist, dhe të sillesh si demokrat, të thuash njëherë “PO” dhe njëherë “JO”, të luash njëherë “kryetarin autoritar” dhe njëherë “liderin babaxhan”.
Pushteti nuk fitohet me dëngla dhe premtime, nuk fitohet me lajka dhe elozhe zyrave dhe takimeve në lagjet periferike të qyteteve, por fitohet me beteja të hapura idesh, programesh, me ballafaqime konkrete në sytë dhe veshët e shqiptarëve.
Pushteti nuk fitohet, duke u sjellë herë si “demokrat” dhe herë si “majtist”, herë duke bërë aleanca me monarkistët dhe ballistët, e herë duke ngritur “dolli” me “socialistët për integrim”.
Nuk fitohet pushteti zoti Basha, duke mbajtur njërën dorë në “revani” dhe tjetrën në “ujin e valuar”, por merret një vendim, dhe i qëndrohet besnik atij, deri në fund.
Eshtë dava e humbur zoti Basha, mendimi dhe vendimi yt, (dhe jo i PD) për rikthimin e ish-ministrave të përfolur dhe akuzuar për lidhje të forta korruptive sa kishit pushtetin, dhe se “me ardhjen e tyre ju do të fitoni edhe pushtetin”.
Mblidhi spahot, tabakët, salianjët, dhe alibeajt e tu, mblidh edhe kryesinë dhe Këshillin Kombëtar nesër dhe pasnesër, tregoi dhe kujtoi ndonjë histori me pushtet “demokratësh” të rinjve dhe të rikthyerve, gajasi dhe proftasi po deshe, por mos u premto shpesh “marrje pushteti” zoti Basha, sepse është dava e humbur për ju edhe në 2021, apo edhe më tej ndoshta……/Tema
Plotesisht dakort bre byrazer...urime
Përgjigju