David dhe Victoria Beckham

David Beckham rrëfen njohjen romantike me Victoria-n (VIDEO)

28 Shkurt 2020, 17:51| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 17:56

  • Share

David dhe Victoria Beckham janë një prej çifteve më jetëgjatë të showbizzit.

Kanë 20 vite të martuar dhe janë prindër të 4 fëmijëve.

Por më pozitive është pjesa që duken çdo ditë e më shumë të dashuruar me njëri- tjetrin.

Por a jeni kuriozë për historinë e dashurisë sqë tyre?

I ftuar në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon, David tregoi detajet më romantike të takimit të tyre të parë, në vitin 1997.

“Ajo erdhi të më shihte mua në një ndeshje në Londër, me menaxherin e saj dhe një nga vajzat e tjera të ‘Spice Girls’.

Të gjithë kemi pasur të preferuarën tonë tek ai grup dhe sigurisht, Victoria ishte e imja.

Do të kishte diçka që s’shkonte nëse s’do të ishte”, u shpreh Beckham.

Atë ditë  nuk shkëmbyen asnjë fjalë, por Victoria nuk mund ta humbiste një shans tjetër për ta parë live.

Javën tjetër ajo shkoi ta shikonte përsëri.

“Ajo piu disa gota dhe unë e vendosa. Thashë pse të mos përpiqem dhe t’i kërkoj numrin?

Biseduam pak dhe pastaj asaj ju desh të merrte trenin. Numrin e shkroi tek bileta e trenit dhe ma dha… E dini, e ruaj ende atë biletë”, ka thënë David.

Më pas historia e tyre nuk ndaloi aty, ata u fejuan në vitin 1998-ën dhe u martuan në 1999-ën dhe sot kanë një familje të mrekullueshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?