David Wisner dhe Christiane Hohmann

David Wisner takohet me ambasadoren e BE-së, zbulohen detaje nga biseda: SHBA-BE mbështesin integrimin e Shqipërisë

23 Gusht 2023, 18:16| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 18:19

  • Share

I Ngarkuari me punë në ambasadën e SHBA, David Wisner është takuar me ambasadoren e BE-së Christiane Hohmann.

Në fokus të këtij takimi bëhet me dije se ishte mbështetja e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

'I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA, David Wisner, u takua me ambasadoren e BE-së, Christiane Hohmann, për të pohuar bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, veçanërisht në fushat e reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit. Ata diskutuan gjithashtu mbi rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjithë sektorët, si dhe nevojën për përshpejtimin e reformave në Shqipëri.'- njofton ambasada e SHBA.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?