Davide Frattesi

Sport

Davide Frattesi kërkon largimin nga Interi, klubi i vendos çmimin 'e kripur'

8 Janar, 13:14| Përditesimi: 8 Janar, 13:17

  • Share

Davide Frattesi dëshiron më shumë minuta ose një fanellë titullari, gjë që Interi për momentin nuk ia garanton dot. Mesfushori italian nuk shihet si zgjedhje e parë nga Inzaghi, që ka prioritet emra si Calhanoglu, Barella apo Mkhitaryan. Në të tilla kushte një lëvizje te Roma në këtë afat kalimtar do ishte i mirëpritur, duke qenë se Frattesi është produkt nga shkolla e Romës.

Veç Romës edhe Tottenham ka pasur interes për të, ndërsa Interi i ka vendosur çmimin prej 40-45 milionë eurosh për ta lënë të lirë, duke qenën nën kontratë deri në verën e 2028.

Siç bën me dije Corriere della Sera, Interi do kërkojë një takim me agjentin e mesfushorit për t'ia bërë të qartë se nëse nuk vjen oferta e duhur atëherë ai do qëndrojë te Interi të paktën deri në qershor.

"Frattesi është lojtar i mirë, është bir i Romës”, tha pak ditë më parë drejtori sportiv i Romës, Florent Ghisolfi. Klubi verdhekuq e pëlqen lojtarin, por kërkesa e Interit është jashtë buxhetit dhe më pas ideja për një shkëmbim me Pellegrinin tashmë është zbehur, duke pasur parasysh dëshirën e kapitenit roman për të qëndruar.

Kontrata e Frattesit me Interin skadon në vitin 2028. Këtë sezon ai ka luajtur si titullar katër herë nga 17 ndeshje në Serie A dhe tre herë në Champions League për 942 minuta gjithsej, duke përfshirë Kupën e Italisë dhe Superkupën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?