Davidi, fotografi transgjinor me 999 portrete në sheshin ‘Skënderbej’! I ati: Krenar, ia doli me forcat e veta, duart e mia dhe sot me kallo

24 Tetor 2022, 16:05| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 08:08

  • Share

Muzikantëve të rrugës në sheshin “Skënderbej”, u bashkohen artizanë, artistë, aktivistë, secili prej tyre tenton të përçojë një mesazh a shpalosë punime, e vlera të trashëgimisë… Në qendër të Sheshit “Skënderbej”, është një fotograf  i ri, që tenton të flas përmes imazhit.

Në çdo kënd janë tri portrete. Njerëz të thjeshtë, personazhe të njohur, të fotografuar në Tiranë, ekspozita e David Cukës, titullohet thjesht “Ne, Njerëzit!”…

“Kam dashur që ta mbaj këtë fotografi në përditshmërinë tonë. Të fotografoj njerëz që ne mund t’i hasim kudo, në rrugë, në punë, në kafene... Pra, kam dashur të portretizoj dhe të dokumentoj shqiptarët e kësaj kohe që jetojmë”, thotë fotografi David Cuka.

Ekspozita me 999 portrete e çel këtë të hënë Javën Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky ka qenë një proces i gjatë me secilin nga personave që kam fotografuar, ku unë shpenzoja disa orë me ta nëpër rrugët e Tiranës në mënyrë që emocioni që ato kishin të përcillej sa në mënyrë të pastër e të sinqertë”, shprehet më tej Cuka.

Dimensionet e mëdha të fotove u lejojnë kalimtarëve t’i perceptojnë më lehtazi detajet, e ndjesitë e subjektit. Kuratori, Elton Koritari thotë se në to ka një hulumtim mbi aspeket sociale, gjendjeve emocionale, detajeve, e prioritet u ka dhënë grupime të margjinalizuara. Për Davidin  në veçanti ka përparësi vështrimi në brendësi, pa paragjykuar.

“Të qenit fotograf dhe person transigjonor e bën akoma dhe më të vështirë. Po kjo nuk ka qenë një ndalesë për mua. Madje unë shpresoj që ky të jetë një frymëzim edhe për ata njerëz të komuniteteve të shtypura që të vazhdojnë përpara dhe të mos i ndalojë asgjë!”, shprehet më tej fotografi.

Shënon një ditë të veçantë, kjo për fotografin e ri. Portretet e ekspozuara bëhen një pikë takimi për personazhet që ka fotografuar, por më të dashurit, mbeten ato të familjarëve… Mes tyre takojmë babain e tij, më të emocionuar se dhe vetë autori.

“Ndjehem shumë krenar që është fëmija im! Ka ecur me forcat e veta! Mua më bëhet zemra mal, si çdo prind tjetër, kur fëmija i tij përjeton një sukses në jetën e vet”, thotë babai i fotografit.

Davidi vjen nga një familje e thjeshtë, ku sfidat e përditshme, nuk pengojnë ëndrrat.

“Shumë momente të vështira kam kaluar, sepse brezi jonë është pak fanatik, ende rri me të vjetrën. Por unë, shiko... duart i kam me kallo, edhe sot bukën e gojës e nxjerr me mund e djersë... Por për fëmijën tim, si çdo prind, lakmoj më të mirën! Të eci sa më mirë, të ketë rrugën e drejtë e të mos bëj gabime në jetën e vet”, shprehet më tej babai i Cukës.

Për 5 ditë radhazi, ekspozita e Cukës, qëndron në zemër të Tiranës.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petrit: 25/10/2022 13:03

    Askush nuk i paragjykon fotografet se cfare jane, burra apo gra, gei apo hetero, me aftesi te kufizuara apo jo. Por ka shume kohe qe personat homoseksuale vete-viktimizohen per te perfituar privilegje te pamerituara.

    Përgjigju
  • Beni: 25/10/2022 11:48

    Lajmi dites,investim,promovim,Nuk ka asnje fotograf tjeter ne shqiperi kjo ishte e fundit.o burra lgbt te ecni perpara

    Përgjigju
  • eri: 25/10/2022 10:00

    ...dhe axhenda kunder familjes vazhdon perpara.

    Përgjigju
    • eri: 25/10/2022 15:17

      Po te ishte puna per te promovuar artin, c'nevoje ka te permendet seksualiteti i autorit? I ben valle keto foto me domethenese, me te vlefshme per publikun? Nese behet fjale per perfaqesim, meqe keta jane 0.01% e popullsise (nese edhe aq), ku jane ekspozitat e 999 fotografeve te tjere heteronormative? Vetem njeri nga keto panele kushton te pakten 80 Euro per t'u shtypur ne ate madhesi dhe cilesi. Perse gelojne fondet per keta te "margjinalizuarit" qe po na shfaqen gjithe kohes ne qender, nese nuk ka nje axhende per te promovuar pikerisht anormalen, jo-produktiven, dhe te mbrapshten?

    • Eri qeke budall: 25/10/2022 12:56

      O eri e ke menduar ndonjeher qe ky ka dale per te promovuar artin, dhe arti ndikohet edhe nga identiteti i artistit? Nuk mund te kete letersi ruse pa autore te vuajtur, nuk mund te jene pikturat e Van Gogh pa pasur ai ato semundje mendore, edhe ky artist ka identitetin e tij qe ndikon artin. Cfare ti bejme, ta fshehim? Te themi qe ky fotograf nuk ekziston vetem se nuk perputhet me normat e tuaja shoqerore? Ekspozita pa emer. I paudhe, rritu, meso, prano.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?