Mitsotakis-Siljanovska Davkova

Davkova u betua në emër të Maqedonisë/ Reagon kryeministri grek: Provokim! Shkupi t'i rikthehet Marrëveshjes së Prespës

13 Maj, 09:42| Përditesimi: 13 Maj, 10:54

  • Share

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur irritimin e tij në lidhje me qëndrimet dhe veprimin e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska, e cila u betua në emër të Maqedonisë dhe jo Maqedonisë së Veriut.

Mitsotakis shprehu mosmiratimin e Greqisë për një ‘iniciativë të paligjshme dhe të palejueshme’ dhe një akt që shkel Marrëveshjen e Prespës dhe vetë Kushtetutën e shtetit të saj, duke minuar të ardhmen e saj, siç kanë deklaruar tashmë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në të njëjtën kohë, Mitsotakis refuzon manipulime si ato me të cilat Silianovksa po hap mandatin e saj, së cilës ai i bën thirrje t’i kthehet detyrave të saj ligjore dhe sjelljeve që rrjedhin nga roli i saj.’

‘Ne deklarojmë kategorikisht se nuk do të pranojmë rrëshqitje të ngjashme. Dhe përsërisim se çdo përparim në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çdo hap i ndërmarrë nga Shkupi drejt Evropës, varet nga respektimi i sinqertë i marrëveshjeve, nga përdorimi i drejtë i emrit kushtetues të shtetit fqinj dhe sigurisht nga tejkalimi i sfidave’, përfundon kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.


Lajmi kryesor:

'Maqedonia e Veriut' Presidentja rindezi debatin me Greqinë! Presidenca: Siljanovska Davkova do t’i përmbahet emrit kushtetues


G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?