Vazhdimi i Seria A është në pikëpyetje në Itali, pasi ende qeveria italiane nuk ka vendosur për këtë detaj, megjithëse ditën e djeshme lejuan klubet që të rifillonin stërvitjet individuale. Gjithsesi më herët lejohej stërvitja në parqe, një temë për të cilën ka folur në mediat italiane edhe De Biazi, ish-trajneri i kombëtares shqiptare.
De Biazi thotë se kushdo që i merr këto vendime nuk ka veshur ndonjëherë rrobat e sportit, pasi të stërvitesh në park është shumë më shumë e rrezikshme se sa të stërvitesh në qendrat e posaçme që kanë klubet.
“Mendoj se ka shumë konfuzion. Nëse lejon një futbollist të shkojë të ushtrohet në një park, besoj se është shumë më e rrezikshme se sa këtë ta bëjë në një qendër sportive.
Mbase ata nuk i dinë situatat e qendrave sportive. Aty ka mundësi për të mbajtur distancën dhe për të qenë në një mjedis të mbrojtur. Mbase ata që vendosin rregullat nuk kanë veshur ndonjëherë tutat sportive dhe kjo lë shumë për të dëshiruar.
E kuptoj që duhet të mbrojmë shëndetin, por kjo nuk pengon t’i bëjmë gjërat në një tjetër mënyrë. E rëdësishme është që djemtë të monitorohen dhe nëse janë negativë atëherë asgjë nuk i ndal të rikthehen në fushë, të prekin topin. Dhe, ndërkohë gjejnë formën fizike,”- u shpreh De Biazi.
Komente
