Davide de Gea dhe Loris Kasrius

Sport

De Gea më dobët se Karius, spanjolli rrezikon stolin në ndeshjen e ardhshme

30 Prill 2019, 15:30| Përditesimi: 30 Prill 2019, 15:34

  • Share

Manchester United po kalon një periudhë aspak pozitive në aspektin e rezultateve dhe në këtë moment delikat është lënë në baltë edhe nga pika më e fortë, portieri Davide De Gea. Spanjolli i cili vlerësohej mbi 100 mln euro në merkato ka bërë një sërë gafash në javët e fundit të cilat i kanë kushtuar jo pak United.

Gabimi më i freskët është ai me Chelsea-n, ku si rrjedhojë e reagimit të dobët të De Gea-s ‘djajtë’ humbën 2 pikë kundër Chelsea-t. Ndërkohë për tifozët e United De Geas nuk i falet as përaqitja me Barcelonën në “Champions League”, që ashtu si Messi edhe ai pati kontributet e tij për skualifikimin e anglezëve nga kompeticioni.

Statistikat tregojnë se 28-vjeçari këtë sezon ka performuar edhe më keq se Loris Karius, ish-portieri i Liverpool-it që luan te Besiktas. Gjermani është cilësuar si portieri I gafave ku mbahet mend për paraqitjen katastrofale në finalen me Realin, por që duke iu referuar statistikave këtë sezon ka lënë pas De Gea-n.

Sipas ‘whoscored’ raporton ‘The Sun’, Karius në 33 ndeshje ka pësuar 39 gola, me një mesatare 1.2 gola në ndeshje, ndërkohë që De Gea në 38 sfida ka pësuar 53 gola, 1.4 për ndeshje. Karius gjithashtu ka pritur një penallti këtë sezon, ndërsa De Gea nuk e ka bërë diçka të tillë në 6 tentativa.

Duke iu referuar statistikave por edhe asaj që ka treguar në fushë, së fundmi janë shtuar zërat të cilët i sugjerojnë trajnerit Solskjaer të ulë në stol De Gea-n.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?