De Jong do e ulë në stol, Rakitic në orbitën e 4 skuadrave të mëdha në Europë

23 Shkurt 2019, 15:24| Përditesimi: 23 Shkurt 2019, 15:26

  • Share

Ivan Rakitic, futbollisti i Barcelonës, pritet të përjetojë një merkato të nxehtë vere. Në qershor me katalanasit do të bashkohet Frankie De Jong dhe 31-vjeçarin me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do ta shohim shpesh në stol.

Ky rrezik është shprehur indirekt nga vetë kroati i cili ka kërkuar rinovimin e kontratës që përfundon pas dy viteve. Duke parë rrethanat opsioni më i mirë mbetet transferimi në një skuadër tjetër, në një kohë kur ofertat nuk mungojnë.

Së fundmi sipas mediave angleze në garë për nënkampionin e botës është futur edhe Manchester United. “Djajtë” janë kandidatë potencial, por për momentin problem mbetet arritja e një vendi që të çon në “Champions” sezonin e ardhshëm.

Më herët Interi ka bërë hapa konkretë duke takuar të vëllain e kroatit, Dejan, por nuk dihet deri në ç’pikë kanë arritur bisedimet. Referuar “Mundo Deportivos” për Rakitic e interesuar është edhe Paris SG, por opsion mund të jetë edhe Bayern Mynchen pasi Rakitic do të ishte i gezuar për një rikthim në Gjermani.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?