Teun Koopmeiners

De Jong s'është i vetmi, Holanda humbet 'yllin' e dytë para Euro 2024

11 Qershor, 12:50| Përditesimi: 11 Qershor, 12:59

  • Share

Holandës i është dhënë një tjetër goditje në përgatitjet e saj për në Euro 2024, me Teun Koopmeiners të detyruar të tërhiqet për shkak të lëndimit.

Mesfushori i Atalantas u lëndua gjatë nxehjes në fitoren 4-0 të së hënës në miqësoren ndaj Islandës me një dëmtim muskulor dhe tani do të mungojë në turneun e ardhshëm.

Kjo është goditja e dytë në po kaq ditë për trajnerin Ronald Koeman, pasi Frenkie de Jong gjithashtu nuk do mundet të jetë pjesë e Europianit të Gjermanisë për shkak të lëndimit.

Mbrojtësi i Chelseat, Ian Maatsen, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Borussia Dortmund  është thirrur në skuadër si zëvendësues.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?