Daniele De Rossi

De Rossi ‘sparkatë’ Mancinit: Nuk kam thënë kurrë se nuk do të kthehem te Roma

12 Nëntor, 11:40| Përditesimi: 12 Nëntor, 11:43

  • Share

Daniele De Rossi u shkarkua nga drejtimi i Romës në fillim të kampionatit, pas rezultateve negative të arritura nga skuadra. Asokohe në mediat italiane, u raportua se trajneri ishte mërzitur shumë nga shkarkimi dhe kishe thënë se nuk do të kthehej më në ‘Trigoria’.

Emri i tij dhe ai i Roberto Mancinit janë të lidhur me emërimin në stolin e Romës, kjo pas shkakrimit të Ivan Juric.

Duke pasur ende një kontratë me Romën, De Rossi ishte i lidhur me një rikthim të mundshëm në stolin e ish-skuadrës së tij, megjithëse ai ishte vetëm një nga kandidatët e mundshëm për këtë punë.

Duke folur gjatë edicionit të 12-të të ‘Hall of Fame’ në futbollin italian në terrenin stërvitor të Coverciano, ku mori çmimin për kategorinë ‘Futbollist italian’, 41-vjeçari tha se do të kthehet në Trigoria, pa specifikuar se në cilin rolin që do të kthehej.

“Asnjëherë më në Trigoria? Unë kurrë nuk e kam thënë këtë. Përtej dinamikës, si lojtar dhe trajner, shkarkimi është pjesë e punës. Ai vend është si shtëpia për mua; aty punon edhe babai im. Kam kaluar më shumë kohë në Trigoria dhe këtu sesa në shtëpi. Pra, ashtu siç jam kthyer në Coverciano, do të kthehem edhe në Trigoria’”, ka thënë De Rossi për TMW.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?