DEA amerikane kërkon informatorë në Shqipëri, eksperti Softa: Paaftësi e institucioneve shqiptare! Qytetarëve i thonë se e kanë seriozisht luftën ndaj drogave

7 Mars 2023, 13:58| Përditesimi: 7 Mars 2023, 14:17

  • Share

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha se linja e re e sinjalizimit të DEA-s amerikane që kërkon informatorë për luftën ndaj drogës tregon dobësinë e institucioneve shqiptarë për parandalimin e pastrimit të parave.

Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Softa shprehet  mesazhi i DEA-s është i hapur dhe plot nënkuptime. Sipas tij, kërkesa vjen prej mungesës së besimit, rezultateve, përkeqësimit të situatës në vend si dhe strukturave të mbrojtjes që mund të kenë grupet kriminale.

Sipas Softës, grupet kriminale shqiptare janë bashkëpunues me grupe të tjera si Ndraghetta dhe bëjnë eksportimin e drogës, ndaj ka pasur vëmendje të veçantë nga DEA.

“Thirrja e tyre ka 2 elemente, kërkon bashkëpunëtorë te qytetarët dhe e dyta tregon dobësinë dhe paaftësinë e institucioneve shtetërore për të ndërtuar marrëdhënie institucionale. Fakti që s’kanë funksionuar dhe aktiviteti kriminal vjen dhe forcohet e Shqipëria kthehet në zonë me probleme, kjo tregon se kontaktet e drejtpërdrejta me publikun dhe për të gjetur informatorë, është mungesë besimi, e rezultateve dhe përkeqësimi i situatës në vend si dhe mund të ketë struktura mbrojtje.

Përveç se mesazh i DEA është edhe strategji e tyre, kritikë për paaftësinë e institucioneve shqiptarëve dhe për t’i treguar qytetarëve shqiptarë se e kemi seriozisht luftën ndaj drogave. Nëse do të thonin që duan bashkëpunëtorë është mesazh i hapur dhe ka nënkuptime”, tha Softa.

Si rrjedhojë e informacionit të ardhur nga shërbimet janë paralajmëruar dhe mbërritjet e ngarkesave me banane apo plehut që vinte me sasi lënde narkotike. I vetmi operacion që s’është ndërprerë ka qenë i plehrave kimike që shkoi në destinacion, në Fier. Informacioni duhet të vijë edhe nga publiku. Edhe rasti i Dan Hutrës, ishte publiku që njoftoi qytetarët”, tha Softa.

Një koment e bëri edhe për lëvizjet në radhët e policisë duke thënë se nuk ka transparencë rreth arsyeve konkrete që kalojnë drejtora nga një qytet në tjetrin.

“Nëse do vijojë të mungojë transparenca me publikun, efektet janë negative. Nëse X drejtor lëviz nga një qytet në një tjetër, duhet të ketë arsye. Gjithë këto vite s’ka pasur transparencë. Duhet të ketë shpjegime të performancës. Mund të ketë lëvizje vertikale, nuk është e thënë patjetër paralel”, tha Softa.

Kujtojmë se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës DEA kërkon ndihmën e shqiparëve. Ambasada e SHBA njofton se DEA ka hapur një linjë të ri sinjalizimit për Shqipërinë.  Tashmë DEA nuk mjaftohet vetëm me partneritetin me Policinë shqiptare për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare, por ka vënë në dispozicion një nr telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-maili për këdo që ka informacion  në lidhje me rritjen, prodhimin, shpërndarjen e drograve, krimin e organizuar apo pastrimin e parave të lidhura me drogën.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?