Dashnor Sula

DEA amerikane kërkon informatorë në Shqipëri, Sula: Lajmi i mirë dhe i keq, SHBA s’ka besim te qeveria

8 Mars 2023, 11:32| Përditesimi: 8 Mars 2023, 11:33

  • Share

TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula  e ka cilësuar lajm të mirë por edhe të keq thirrjen e DEA-s  për informatorë në Shqipëri për krimin e organizuar. Në një postim në Facebook tha se në fakt kjo tirrje e DEA-s tregon mosbesimin e ndërkombëtarëve te qeveria jonë.

Ai shtoi se është për të ardhur keq është fakti se si politika minoi besimin e qytetarëve te drejtësia e reformuar.

“Lajmi i mire dhe lajmi i keq që vjen nga SHBA.

Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri shpërndau një njoftim në të cilin bëri me dije se Agjencia Amerikane Kundër Narkotikëve ka hapur një linjë komunimimi me qytetarët shqiptarë. Postimi i bërë në Facebook i drejtohej qytetarëve shqiptarë që përmes numërit të vendosur në dispozicion të sinjalizonin DEA-n për rastet e tragikut të Kokainës, Heroinës e drograve të tjera. Gjithashtu kërkohej ndihma e qytetarëve shqiptarë që të sinjalizoj ë rastet kur në Shqipëri përmes kamuflimit të aktiviteteve të “ligjshme” pastrohen paratë e pista.

Pikërisht kjo linjë e drejtëpërdrejtë e qytetarëve Shqiptarë me DEA-n është lajm i mjrë sepse tregon që SHBA ka vërtet vëmendje te ne dhe ka interes që të jemi një vend që funksionon në shinat e ligjshmërisë.

Ana tjetër e medaljes, ajo e keqa është fakti se institucionet ligjzbatuese shqiptare nuk janë më të besueshme për partnerët tanë strategjik. Qeveria shqiptare nuk gëzon besimin e ndërkombëtarëve.

Ose, qytetarët shqiptarë kanë humbur besimin te institucionet; Qeveria, Policia, Prokuroria, Gjykata. Nuk denoncojnë rastet e bandave kriminale ndaj DEA kërkon të lidhë kontakt direkt me qytetarët shqiptarë duke i garantuar atyre edhe anonimatin. Të gjitha këto dyshime bëhen edhe më të forta kur ftesa për bashkëpunim me qytetarët vjen pas skandalit Mcgonigal dhe pas rasteve të përsëritura të kokainës së kapur në Shqipëri.

Të qeverisësh për 11 vite rresht dhe institucionet shqiptare të përfundojnë në këtë situatë, kjo është jashtë çdo koncepti normal. Përgjegjësia është vetëm e qeverisë.

Për të ardhur keq është fakti se si politika minoi besimin e qytetarëve te drejtësia e reformuar. Akuzat e përditshme politike ndaj drejtësisë, bërja e listës së “arrestime” nga kongresi i PS- së, nuk mund ta mohojmë që ja kanë arritur qëllimit që të zbehin besimin te drejtësia. Edhe këtë herë politika sfidoi partnerët ndërkomnëtarë që kanë marrë para nga taksapaguesit amerikanë dhe europianë për të reformuar drejtësinë shqiptarë.

Unë bëj pjesë te ai grup njerëzish që duhet të mbështesim më shumë institucionet ligjzbatuese. Duhet të mbështesim hetimet, gjykimet dhe ti inkurajojmë që të bëjnë punë profesionale dhe të pavarur! Shqiptarët duhet të bashkëpunojnë patjetër me DEA për të goditur grupet kriminale të drogës. Por shqiptarët duhet të kenë besim edhe te drejtësia këtu.”- shkruan Sula.

Kujtojmë se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës DEA kërkon ndihmën e shqiparëve. Ambasada e SHBA njofton se DEA ka hapur një linjë të ri sinjalizimit për Shqipërinë.  Tashmë DEA nuk mjaftohet vetëm me partneritetin me Policinë shqiptare për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare, por ka vënë në dispozicion një nr telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-maili për këdo që ka informacion  në lidhje me rritjen, prodhimin, shpërndarjen e drograve, krimin e organizuar apo pastrimin e parave të lidhura me drogën.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 09/03/2023 08:56

    JO MORE JO . SHBA NUK KA BESIM TEK GJYKATESIT E P L E P A V E , QE JANE AKOMA NEPER GJYKATA

    Përgjigju
  • peqini: 08/03/2023 12:54

    E shikoni sa i zgjuar eshte ky gjeldeti..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?