DEA amerikane nxit shqiptarët të denoncojnë trafikantët! SHBA krah Shqipërisë në luftën e trafikut të drogës dhe pastrimin e parave

19 Janar, 10:19| Përditesimi: 19 Janar, 11:02

  • Share

‘Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët‘

Ky është mesazhi që përcillet përmes një postimi në rrjete sociale i ambasadës amerikane duke nxitur të gjithë qytetarët që kanë informacion për trafik droge apo pastrim parash të bashkëpunojnë me Agjencinë e SHBA-së e Luftës Kundër Drogës (DEA).

Në dispozicion të shqiptarëve është dhe një numër ku mund të kryhen denoncimet ndërsa garantohet se të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.

Linja e sinjalizimit të Agjencisë së SHBA Kundër Narkotikëve është aktive. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?