Të shumta kanë qenë rastet ku për shkak të pjesëmarrjes së VIP-ve në “Big Brother”, familjarë dhe të afërm të tyre e kanë pësuar duke u kërcënuar dhe bullizuar në rrjet.
Dea Mishel një nga 5 finalistët e BBV, e cila u përball me dinamikat e një loje të fortë për plot 133 ditë ka zbuluar së fundmi se familjarët dhe të afërmit e saj janë bullizuar dhe janë kërcënuar vazhdimisht në rrjet nga fansat e lojtarëve të tjerë, e kjo për shkak të ndryshimeve që ajo ka sjellë herë pas here në rrjedhën e lojës.
“Familjarët e mi kanë marrë kërcënime me vdekje”. Kështu u shpreh Dea Mishel teksa foli për rrugëtimin e saj në një emision.
Ish-finalistja u shpreh se nga nominimi Luiz-Efi-Kiara apo për humorin e zi, familjarët e saj kanë marrë komente negative dhe janë ndjerë shumë keq për shkak të gjuhës së urrejtjes të vazhdueshme nga fansa të Luizit, Kiarës apo Efit.
“Kanë marrë kërcënime me vdekje. Kushërirat e mia të vogla bullizoheshin në shkollë se janë kushërirat e mia. Janë prekur shumë. Edhe tani thonë sa mirë që u mërzitë, po u mërzita se edhe unë jam njeri”, tha Dea.
Ish-banorja e BBV shtoi se më pas këto persona kanë ndryshuar mendim për të dhe e kanë mbështetur.
“Tani shoqet e kushërirave iu thonë se duan të bëjnë fotografi me mua. Prindërit i përgëzojnë për mua. 90 për qind e atyre që më kritikonin kanë ndryshuara mendim”, tha Dea Mishel.
Kjo e shplara doli ne finale vetem me nje puthje dhe pastaj ja futi gjumit 4 muaj, kur u zgjua e gjeti veten ne finale. Sigurisht qe ka pare ender.
Përgjigju