Dea Rrozhani, një vajzë e re e cila së bashku me disa mikesha të saj ka krijuar aplikacionin “GjejZa” (të gjesh zë), i cili ka si qellim parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e grave për pavarësinë e tyre financiare, është bërë pjesë e një bashkëbisedimi të zhvilluar me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, organizuar nga ambasada e SHBA.
Njoftimin e ka dhënë ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në Facebook.
"Dea, e cila e nisi rrugëtimin e saj në Këndin Amerikan në Tiranë kur ishte vetëm tetë vjeç, si anëtare e programit Klubi i Fëmijëve dhe vazhdoi duke qenë pjesë e programit Vajzat Technovation, fillimisht si studente dhe më vonë si bashkë-udhëheqëse dhe trajnere, ndau pasionin e saj për teknologjinë, përvojën e veçantë në krijimin e aplikacionit GjejZa dhe, më e rëndësishmja, vendosmërinë dhe gatishmërinë për të mësuar dhe ndarë njohuritë me bashkëmoshatarët e saj", thuhet në njoftim.
Biseda, e organizuar si pjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada Amerikane "Shkolla si Qendër Komunitare" - Zgjerimi i rrjetit të komuniteteve të qëndrueshme në Shqipëri" i cili që përfshin shkollat e mesme nga gjashtëmbëdhjetë zona në të gjithë Shqipërinë, ishte një mundësi për të frymëzuar dhe nxitur nxënësit e shkollave të mesme të bëjnë zgjedhjet e duhura në përpjekjet e tyre të ardhshme profesionale dhe sipërmarrëse.
Historia e krijimit të aplikacionit “GjejZa” ka lindur me interesin e Deas ndaj teknologjisë dhe pjesëmarrjen e saj në një konkurs të tillë.
Nisma dhe aplikacioni tashmë kanë marrë një njohje ndërkombëtare pasi Dea ka zhvilluar intervista edhe me blogje të huaja, ku ka shpjeguar momentet e para se si nisi krijimi i aplikacionit, nga ideja te puna për të realizuar një projekt që do të vinte në ndihmë dhe do të ndërgjegjësonte vajzat dhe gratë shqiptare.
Ky eshte i katerti apo i pesti aplikacion kunder dhunes ndaj femrave. Si zakonisht i realizuar nga nje femer, si zakonisht fitues i nje cmimi. Sipas llogarive, duhen edhe vetem 5-6 te tjere te tille qe t'a eliminojme perfundimisht dhunen ndaj femrave. Pasi t'ia arrijme qellimit ne vend, do e eksportojme edhe ne vendet e tjera kete mrekulli te teknologjise moderne. Programuese, bashkohuni!
Përgjigju