Kronikë

DEA shkatërron grupin e trafikut të kokainës në Kolumbi, drejtohej nga shqiptari 'Jimmy'! Korruptoi zyrtarë aeroporti për të kaluar drogën me avion

19 Korrik 2021, 07:59| Përditesimi: 19 Korrik 2021, 14:04

  • Share

Një shqiptar ka rënë në pranga e policisë në Kolumbi, pas një operacioni të agjencisë amerikane, DEA, i akuzuar për trafik droge. Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar është Agim Çerma, nga Lushnja, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin 'Jimmy'.

Veç shqiptarit, në pranga ranë edhe 4 bashkëpunëtorët e tij, për qëllime ekstradimi në Amerikë, aksion që u ndërmor në përgjigje të një kërkese nga një gjykatë e SHBA.  Burime për ReportTv bënë me dije se të përfshirë në këtë aksion kanë qenë edhe policia shqiptare.

Shqiptari Çerma ishte përgjegjës për koordinimin e rrugëve për të bërë të mundur trafikimin e kokainës. Ai merrte para nga grupet kriminale në Europë  dhe blinte kokainë në zonën e Cauca në Kolumbi, e më pas garantonte dërgimin e drogës në fluturimet nga aeroporti ndërkombëtari ‘Alfonso Bonilla Aragón de Palmira’. Po ashtu, ai fuste kokainë në SHBA nëpërmjet porteve të ishujve Karaibe.

Çerma dhe bashkëpunëtorët e tij ishin të lidhur edhe me ‘Klanin e Golfit’ dhe grupe të tjera kriminale për të blerë dhe transportuar kokainën, ndërsa kishin vendosur kontakte me kontrollorët e trafikut ajror, për t’i lejuar ata të nisnin ngarkesën.

Të arrestuarit e tjerë janë William Cruz Pérez, Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González.

Gjatë operacionit, u kapën më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 100 mijë dollarë.

 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tony: 20/07/2021 10:43

    shqiptaret asnjeher se kan ulur koken. e se ulin as kete her. sa per telat qe u keputen, nuk esht e vertet, madje jan forcuar me shum. ai qe rri ne kryeministri esht vetem sosja, ndersa i verteti ndodhet ne kolumbi, me forcat e farc, te siguroje forcimin a shqiperis nga serbet e greket. ai esht nje hero i vertet. rroft perjet er.

    Përgjigju
  • Iris: 19/07/2021 21:25

    Po na keputen telat per <<Toni Montanen >> e Lushnjes qe ka per te provuar drejtesine amerikane.Si do ja beje pa privilegjet shqiptare,pa gjykim te shkurtuar,pa <<raporte mjekesore>>,pa <<arrest shtepie>>,pa gjykates e prokurore qe te mbrojne e te shpetojne me mire se nje avokat;per te mos folur pastaj per burgjet,s'ka me lukse si ne Shqiperi,s'ka me darka e gosti si ato qe bejne ne burgjet evropiane dhe kontrollet e qelive kane per te qene rutine e perhershme.Numero ditet e oret,numero dhe rrit kater sy e vesh,qe te rruash kurrizin e koken nga te burgosurit e tjere,se burgje si ato amerikanet do te te bejne te enderrosh per ato shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?