DEA amerikane dhe policia greke kanë zbuluar dhe sekuestruar 70 kg kokainë e fshehur në 60 pako në një konteiner me banane nisur nga Amerika Latine, konkretisht nga Panamaja me destinacion Ballkanin Perëndimor. Kokaina u zbulua pas kontrollit bazuar te analiza e riskut.
Pas dyshimeve nga kontrolli në skaner, kontenieri u kontrollua edhe me qen anti-drogë dhe u zbulua se ishte fshehur kokainë. Kjo nuk është hera e parë që në portin e Pireut në Greqi zbarkojnë kontenierë ku është fshehur kokainë nga Amerika Latine, ndërsa në dy raste është zbuluar se destinacion ka qenë Durrësi duke sjellë disa arrestime.
Komento