Deamishel: Kam pësuar transformim shpirtëror

6 Maj 2023, 22:13| Përditesimi: 6 Maj 2023, 22:14

  • Share

Deamishel është një nga finaistët që është bërë pjesë e programit më datë 24 dhjetor të vitit 2022, duke mbushur plot 133 ditë brenda në shtëpi.

Klipi i parë i shfaqur me momentet më të bukura në shtëpi gjatë gjithë kësaj periudhe ishte i Deas. Përmes një klipi, Deamishel foli për ndjesitë e saj gjatë gjithë rrugëtimit, duke cekur surprizat, momentet e bukura, të qarat e të qeshurat.

Deamishel tha se nuk ka dashur në asnjë moment të nxisë dhunë apo urrejtje dhe se nuk ka luajtur në asnjë moment gjatë rrugëtimit të saj. Ajo shtoi se gjithmonë e ka shfaqur vetën siç është dhe fakti që publiku e ka votuar për të dërguar deri në finale, e bën të ndihet e vlerësuar.

Finalistja tha se ky rrugëtim ka qenë një lëmsh emocional dhe se ky format ta ndryshon jetën dhe se është eksperiencë e jashtëzakonshme.

Deamishel tha se ka pësuar një transformim shpirtëror gjatë qëndrimit në shtëpi, e sidomos në një moment kur ajo mendonte se nuk meritonte asgjë të bukur.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?