Debat i ashpër në Report Tv/ Demalia: Berisha të shkojë në burg për ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’! Burimi: SHBA po toleron Ramën, të thirret nga SPAK

28 Korrik 2023, 17:55| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 19:23

  • Share

TIRANË- Dy analistët Ilir Demalia dhe Genc Burimi kanë analizuar në Report Tv zhvillimet brenda Partisë Socialiste ku i gjithë sekretariati është shkarkuar, ndërsa kryeministri Rama ka mbledhur edhe kabinetin qeveritar. Madje një debat i ashpër është zhvilluar me tyre sa i takon çështjes së drejtësisë.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Demalia thotë se mazhoranca është e vënë me shpatulla pas muri pas skandaleve të korrupsionit. Demalia thotë se me mbledhjen e kabinetit, Rama synon që të afrojë fytyra të reja.

“Mazhoranca është komplet e shkatërruar, po ruan ngrehinën prej gjithë skandaleve të tmerrshme që vendi duhej të kishte shkuar në zgjedhje të reja. Rama mundohet të çlirojë të gjithë presionin që ka, qoftë mediatik, qoftë nga dalja e emrave të bashkëpunëtorëve të ngushtë që me dosjen 206, skandale të tjerë të korrupsionit, lidhjet me krimin. Të gjitha këto e kanë vënë Ramën me shpatulla për mur. Fatkeqësia është që muri ku mbështete Rama është Berisha. Rama i ka lënë dorë të lirë drejtësisë, do afrojë fytyra të reja. Po fytyrat e reja s’do e rregullojnë dot këtë gjendje se kemi të bëjmë me një sistem të kalbur dhe të inkriminuar”, tha Demalia.

Demalia thotë se SPAK duhet t’i japë fund korrupsionit dhe të vërë shiritin tek vilat e shtrenjta te Gjiri i Lalzit dhe thotë se Ilir Meta dhe Sali Berisha duhet të pyeten se ku i kanë gjetur milionat e eurove për të bërë vilat luksoze.

“I bllokuar vilat e Ahmetajt, shkoni tek Gjiri i Lalzit i ke të gjithë aty, Ilir Meta, Berisha, rrethoje vend krimi, hajde justifikoni lekët si i keni bërë këto shtëpia nga 2-3 mln dollarë. Kjo punë duhet bërë me themel dhe shoqërisë shqiptare i mungon qytetaria”, tha Demalia.  

Analisti Genc Burimi thotë se Rama sillet si i qetë sa herë që i ndodhin skandale dhe përpiqet të bëjë sikur reforma në drejtësi është meritë e Ramës. Sipas tij, SHBA po ‘toleron’ Ramën dhe se SPAK duhet ta thërrasë si dëshmitar për çështjen e inceneratorëve.

“Rama po bën të njëjtin gjë që ndodhi me McGonigal. Mbledh qeverinë në mes të beharit, sa më e rëndë është gjendja Rama tregohet si i qetë, sikur qeveria ka suksese, sikur kjo që po ndodh prej drejtësisë është meritë e tij. Sot SPAK edhe njëherë po mbytet me një gotë ujë, po nuk u mor me kryetarin e qeverisë si dëshmitar, se emri i tij del kudo”, tha Rama.

Ndërkohë, Demaila thotë se Berisha duhet të shkojë në burg pasi nuk ka mbajtur përgjegjësi për 4 të vrarët në 21 janar dhe 26 viktimat e tragjedisë së Gërdecit.

“Ka katër vrasje në kurriz, 26 të vrarë në Gërdec. Është i njëanshëm. Sepse ti thua të marrë, Ramën. Jam dakord ta marrë si dëshmitar ta pyesë. Po s’ke thënë kurrë që Berisha duhet marrë për skandalet e dukshme të ndëshkuara nga SHBA për korrupsion të lartë, vrasje”, tha Demalia.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?