Dea Mishel dhe Ermiona Lekbello

Debat i ashpër mes Ermionës dhe Deas, reagon modelja: Turp të kesh, po më shkakton ankth!

22 Shkurt 2023, 16:23| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 16:28

  • Share

Një debat i ashpër ndodhi mëngjesin e sotëm mes Ermionës dhe Deas. Kjo e fundit, i tha asaj se është hera e fundit që futet në dhomën e gjumit duke ulëritur, pasi në këtë mënyrë po i shkakton ankth.

“Të kesh turp sepse je njeriu më i pasjellshëm në këtë shtëpi. Është hera e fundit që më zgjon nga gjumi duke ulëritur”, tha Dea

Ermiona reagoi ashpër ndaj saj, duke i thënë të mos bëjë filma me të. Ajo shtoi se kur u fut në dhomë, Dea nuk ishte fare në gjumë.

“ Je me make-up, nuk mund të jesh në gjumë. Mos më bëj filma mua”, iu përgjigj Ermiona.

Debati nisi pasi Dea kishte nxjerrë rrobat e lara të Ermionës nga lavatriçja. Kjo e fundit tha se askush nuk ka të drejtë të prekë gjërat e saj personale me dorë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?