Politikë

Debat i fortë për kullotat e Çërravës, këshilltarët e banorët e Pogradecit kundër paneleve fotovoltaike: Toka është jetike për blegtorinë

29 Gusht, 15:47| Përditesimi: 29 Gusht, 16:00

  • Share

Vendimi i Bashkisë Pogradec për ta kthyer fshatin Çërravë në park fotovoltaik nuk u miratua në këshilli pasi hasi në kundërshtinë e disa keshilltareve dhe banorëve.

Mes tensioneve, e debateve të ashpra është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Pogradecit, ku u diskutua ndryshimi i statusit të kullotave të fshatit Çërravë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për vendosjen e paneleve fotovoltaike.

Përfaqësuesit e Bashkisë theksuan se dhënia me qira e tokave do të sillte të ardhura të konsiderueshme për buxhetin vendor, duke argumentuar se kullotat nuk janë të cilësisë së mirë.

Por këshilltarë të pavarur dhe të partive të vogla kundërshtuan propozimin, duke e cilësuar tokën jetike për blegtorinë.

'Unë kam qenë prej fillimit kundër dhe do të jem gjithmonë kundër kësaj vendimarrje që prek interesat e banorëve të Çërravës’, tha Arbër Male, këshilltar i pavarur.

Edhe banorët e Çërravës te pranishem ne sallë shprehën hapur kundërshtinë e tyre. Përfaqësuesi ligjor i tyre deklaroi se, në rast se këshilli miraton projektin, ata do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë për ta rrëzuar vendimin.

‘Ne do të ndjekim procedurën ligjore dhe do ti' drejtohemi gjykatës për të gjithë procedurën që do ndiqet nga këshilli bashkiak’, tha Gent Serjani, avokat.

‘Ne me ato kullota rrojmë sot për sot’, tha Genci Beshello, banor.

Vendimi u shty për një seancë tjetër ndersa jashtë sallës, një grup banorësh protestoi kundër shndërrimit të kullotave për panele diellore.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/08/2025 02:13

    Bravo pogradecaret!Bashkiaket mund t'i nxjerrin kullotat /jo me cilesi te mire/ per hir te parase se madhe qe luhet ketu,sepse nga panelet nxjerrin qira qe nuk ka te krahasuar me qirane qe nxirret si kullote,por per banoret vendas eshte mbijetesa vete ruajtja e atyre kullotave.Shtyrja e vendimit me shpresen per te arritur ndonje krahemarrje,apo per te marre ndonje O.K,nga ndonje banor i lekundur,apo qe mund te blihet lehte,nuk eshte veprim i arsyeshem.Shumica aty jane kunder e duhet te respektoni vullnetin e votuesve tuaj,sepse eshte shprehje demokracie ne qeverisje.

    Përgjigju
  • beni: 30/08/2025 01:29

    mire e kane fshataret..toka e mire duhet per buke...ato pasqurat vendosini ne toka te keqija....

    Përgjigju
  • emigranti: 29/08/2025 23:39

    kjo do behet kudo. edhe ne Kanine te Vlores njesoj. pse mendoni se u shkarkuan drejtoret e bashkise Vlore ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    ‘Çmendet' trafiku, kush e ka përgjegjësinë?