Politikë

Durrës/ Këshilli Bashkiak miraton ndarjen e re të plazheve: Në çdo 1000 metra plazh, 300 metra do të jetë publik

11 Qershor, 17:30| Përditesimi: 11 Qershor, 21:03

  • Share

Disa muaj pas vendimit të qeverisë, Këshilli Bashkiak i Durrësit i ka dhënë dritën jeshile ndarjes së re të hapësirës bregdetare, sipas së cilës në çdo 1000 metër vijë lineare plazh që menaxhohet nga privati, 300 metër do të jetë plazh publik.

Kjo është harta, e miratuar me 35 vota pro nga mbledhja e kësaj të mërkurë e Këshillit Bashkiak, ku nuk munguan as debatet.

Ardian Muka: Me rregulloren e re, parcelat mund të merren vetëm nga hotelet; restorantet dhe baret nuk kanë të drejtë ta marrin! Pjesa tjetër, kundrejt rregullores 70:30 për ndarjen e sipërfaqeve, kemi një rënie të shfrytëzimit të saj nga hotelet? Sepse, nëse kemi rënie, atëherë kemi më pak të ardhura në qytet. 30% nuk është shpërndarë në mënyrë uniforme, përderisa u japim të drejtën hoteleve, të cilat do të zhvillojnë aktivitetin aty ku ndodhen.

Ervis Mullaj: Nuk kemi të dhëna të sakta, sepse nuk e përcakton bashkia subjektin përfitues. Ne thjesht propozojmë dhe janë organet e tjera që vendosin.

Dritan Burgija: Bashkia i jep parcelat! Jo vetëm turistët bëjnë plazh. Ka edhe qytetarë që bëjnë plazh ditor, dhe flas si qytetar dhe aplikant për stacion plazhi. Duhen përjashtuar zona të caktuara që shërbejnë si zona të pabanuara.

Po mes debateve, u miratuan edhe disa ndryshime në listat e përfituesve të banesave individuale nga procesi i rindërtimit. Opozitarët akuzuan për mungesë transparence ndërsa ngritën shqetësimin se qytetarët po përjashtohen nga e drejta e pronës dhe procesi i rindërtimit.

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, Këshilli Bashkiak i Durrësit po ashtu miratoi edhe procedurën e shpërndarjes së subvencioneve për operatorët e transportit publik të qytetit.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Laco: 14/06/2025 13:02

    Hotelet te kene shezllone per dhomat me pushues apo turiste. Ti hapin shezllonet kur te jenw me njerez dhe jo te hapin 100 shezllone bosh kur jane 5 deri 10 me pushues.Sip.plazhi qendron e bllokuar gjithe diten pa njerez. Pra te mare kush deshiron shezllon Nga pushuesit qe jane ne dhomat e hoteleve.Kafenete,restorantet pse duhet te kene sip rere pa lidhje. Bashkia te administroje sip publike Ndoshta me pak lek 50 ose 100 lek. Kjo e ardhur te paguhen njerezit qe mirembajne dhe pastroj plazhin

    Përgjigju
  • Tasimi: 13/06/2025 06:42

    Plazhi duhet te jet i lir 90% publik 10% privat bashkia duhet te vendos dushet dhe banjot sic e kan europianet nese duan te hyn ne europ dhe te prishen te gjith ndertimet pa leje e te behen parkime te bashkish jo private

    Përgjigju
  • Shkëlqim Lila: 12/06/2025 22:36

    Ndarja publik privat duhet të jetë 50% publik dhe 50% privat!

    Përgjigju
  • Lindita: 12/06/2025 20:30

    Në zonat e banuara vetëm hotelet duhet të marin çadra në bazë të dhomave Per ditë po vuajmë pasojat .Ne shohim në terren asnjë i huaj nuk do çadër po kështu edhe Shqipëtarët kanë karriket e çadrën e tyre ato lek i harxhojnë për tiu bërë qejfin fëmijëve . Lagjia 13 plazh taksat i paguajmë 12 muaj te uji.

    Përgjigju
  • Shkëlqim Lila: 11/06/2025 23:17

    Duhet të jetë 50% ndarja e plazheve, 50% plazh publik, 50% plazh privat; nuk duhet ta zaptojë privati 70% e populli të ketë 30% të sipërfaqeve të plazhit! Privatët mund të bëjnë edhe diellin me pagesë po ti lëjë shteti të lirë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?