Debate te ‘Ekonomia’! Tabaku: S’mund të diskutojmë pa paketë fiskale! Ibrahimaj prezanton pr/buxhetin 2023: 0 taksë biznesit të vogël, jo tatim për paga 50 mijë lekë

26 Tetor 2022, 10:33| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 13:25

  • Share

Prezantimi i projektbuxhetit 2023 u shoqërua me debate në Komisionin e Ekonomisë. Për opozitën, diskutimet duhej të nisnin me paketën fiskale, por pavarësisht kësaj, ministrja e Financave renditi pikat kryesore të projektligjit, që nga rritja ekonomike e deri tek heqja e tatimit për pagat deri në 50 mijë lekë.

“S’mund ta bëjmë mbledhjen pa patur paketën fiskale”, tha Tabaku.

“Sot s’ka diskutim, vetëm prezantim të buxhetit. Nesër e disktuojmë paketën fiskale”, tha Gjylameti.

Pavarësisht kërkesës së opozitës për t’i nisur diskutimet me paketën fiskale, ministrja e Financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj prezantoi në kuvend pikat kryesore të projektbuxhetin 2023. Në fokus të fjalës së saj, ishin të dhënat për rriten ekonomike, si dhe uljen e inflacionit dhe borxhit.

"Rritja ekonomike 2.6%.Në skenarin tonë bazë inflacioni parashikohet 3.6%, teksa pritet të arrijë deri në 3% deri në fund të vitit 2023. Presim që defiçiti fiksal të jetë më i ulët se kufiri buxhetor 3-3.5% të PPB. Borxhi publik të bije në 69% nga 73.2% që ishte një vit më parë", tha Ibrahimaj.

Pasi foli për buxhetin 12 miliardë lekë dedikuar energjisë, Brahimaj tha se buxheti parashikon bonusin e fundvitit për pensionistët, mbështetjen financiare për kategoritë në nevojë si dhe rritjen e pagave. Sqarim, në Komisionin e Ekonomisë, Brahimaj bëri edhe për fondin 5% të buxhetit për koncesionet.

“Ky rregull për projektbuxhetin 2023, sikurse dhe për vitet e kaluara, respektohet rigorozisht duke rezultuar me pagesa buxhetore që kapin 2.5% të totalit të të ardhurave tatimore për vitin 2022. Dhe ky trend mbahet konstant edhe për vitet pasuese 2024 dhe 2025”, tha Ibrahimaj.

Në buxhetin 2023 është parashikuar taksë 0 për biznesin e vogël, si dhe përjashtim nga tatimi i pagave deri në 50 000 mijë lekë. Gjithashtu, parashikohet dhe dyfishimi i gjobave për fshehjen e pagës reale, për mallrat e padeklaruara apo punën në të zezë.

Punimet, komisioni i mbylli me debatet për mosdiskutimin këtë të mërkurë të paketës fiskale.

“S’mund të shkosh në universitet pa kryer shkollën e mesme. Ju po veproni duke bërë të kundërtën, madje me shkollë fillore po e nxirrni akademik dhe thotë ka bërë shkollën e Gjyshes”, tha Spaho.

“Koha kur mbaron universitetin pa bërë gjimnazin dhe filloren ka përfunduar me mbylljen e atyre universiteteve që i kishit hapur dhe që kosto e diplomës nuk ju bënte as sa ishte vlera e letrës”, tha Gjylameti.

Pas debatit për paketën fiskale, deputeti Spaho u shpreh se u njoftuan një natë më parë se seanca dëgjimore që kishin kërkuar me kryetarin e ERE u anulua papritur.

Ora 12:01
Erion Braçe disa kërkesa për diskutimet mbi projekt buxhetin:  Të gjitha dokumentet, ku bazoheni se nevojiten 12 mld për krizën energjetike

 

Deputeti socialist, Erion Braçe, kishte disa kërkesa ndaj ministres së Financave për diskutimet mbi projekt buxhetin 2023.

“Do doja me shkrim, burimet  e rritjes së për vitin e ardhshëm, sipas sektorëve dhe natyrisht numrat e këtyre llogaritjeve. 2. Thatë që ju planifikoni që inflacioni të jetë 3.6%, duke pasur parasysh shtatorin që ishte 8%, dua shifrat dhe llogaritjen se si shkojmë te ky nivel. 3. Duke folur për akcizën e birrës, ju referuat komisionin të BE për politikën e tyre mbi këtë sektor, do doja dokumentet e Komisionit Evropian plus rekomandimet për politikën tatimore, përfshi dhe birrën, alkoolit dhe atë që FMN përmend në deklaratën e saj të fundit, të misionit të fundit, që ka të bëjë me listën e përjashtimeve që duhen ezauruar sa më parë.

Referuar kësaj deklarate të fundit që ju bëtë dhe riskut që ka  buxheti për shkak të energjisë elektrike. Ju thatë do shpenzoni 12 mld për këtë sektor. Do doja llogaritë e plota për këtë gjë. A mjafton apo jo? Dhe të gjitha skenarët e mundshëm lidhur me luftën dhe motin. Sot data 26 tetor, temperature jashtë 28 grade. DO doja llogaritë tuaja për vitin e ardhshëm. Lidhur me buxhetin e këtij viti. Do doja shtatorin, të dhënat për muajin shtator.  Do doja po ashtu, të dhënat për defiçitin e këtij viti. Jo vetëm deri në shtator, por edhe planifikimin për defiçitin, pasi mund të jetë edhe më i vogël se sa pritej. Për defiçitin nuk flitet në relacionin e projekt buxhetit. Do doja të kemi mënyrën se si është sistemuar deri në muajin shtator e më pas për muajt në vijim. Transparencat e vonuara në buxhet, shumë mirë! Dhe për këtë dua të them se është relacioni më i mirë i shkruar , por kjo transparencë duhet të shkoj deri në fund, kujt i takojnë pushtetit qendror, lokal, cilat janë zërat ku alokohen dhe të gjitha elementët se si zerohen këto transferime”, tha Braçe.

Ora 11:17
Debatet në Komisionin e Ekonomisë, Tabaku: Mbledhje anti-kushtetuese, nëse nuk përsëritet çojmë buxhetin 2023 në Gjykatë Kushtetuese

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tbaaku ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e shtetit për vitin 2023. Kjo deklaratë e Tabakut erdhi pas përplasjes në komisionin e Ekonomisë, ku ministrja e financave Delina Ibrahimaj po prezanton projekt buxhetin.

Por Tabaku shprehet se nuk mund të prezantohet projket buxheti pa ligjet fiskale. Nga ana tjetër PS këmbëngul se sot është vetëm prezantimi i projekt buxhetit ndërsa nesër do prezantohet paketa fiskale.

Tabaku tha se nëse kjo mbledhje nuk përsëritet do e dërgojnë buxhetin në Gjykatën Kushtetuese.

“Mbledhje antikushtetuese. Ministrja prezantoi projekt buxhetin pa prezantuar ligjet fiskale se sa dhe si do jenë taksat e shqiptarëve gjatë vitit të ardhshëm. Në një vit kur të gjithë duhet të diskutojmë se ca mund të bëjmë më mirë, qeveria ka një arrogancë, shkel ligjin dhe nuk sjell në parlament ligjet fiskale. Deputetë nuk mund të jenë noterë që dëgjojnë deklarata për shtyp të një ministreje, parlamenti nuk mund të trajtohet si noter dhe nuk mund të shpërfillet puna e deputetëve duke i rreshtuar dhe të dëgjojnë çfarë ka për të thënë ministrja. Ne emër të PD do e çojmë buxhetin në gjykatë kushtetuese nëse kjo mbledhje nuk përsëritet”, tha Tabaku.

Ora 11:08
Delina Ibrahimaj: Inflacioni pritet të ulet ndjeshëm vitin e ardhshëm

1666773525_Screenshot1.jpg

Inflacioni pritet të ulet ndjeshëm vitin e ardhshëm ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj teksa ka prezantuar projekt buxhetin 2023.

“Në skenarin tonë bazë 3.6% parashikohet vitin e ardhshëm të inflacionit, 3% pritet të jetë në fund të vitit 2023. Rritja ekonomike ishte 4.2% në gjysmën e parë të vitit që lamë pas. Konsumi, investimet ishin kyçe për këtë. Oferta agregate ishte me bazë të gjerë. Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit ranë 11.3%. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti deficiti llogarisë korrente ra gati në 10%. Rritja ekonomike për vitin 2022 e kemi rishikuar për lart projeksionin tonë nga 3.2% që mendonin para luftës në 3.7%. Për rritjen ekonomike për vitin e  ardhshëm, rritja reale 2.6%. Kjo rritje do vijë nga kërkesa e brendshme. Pritet të ndikoj pozitivisht kërkesa e huaj neto. Parashikimi më I fundit I FMN, është 2.2% rritje.  Nga oferta agregate, rritje reale e konsumit real 1.3%, 4.5% rritje e investimeve, eksportet neto 3.6% rritje reale. PBB rritje reale në kahun pozitiv në të gjithë sektorët e ofertës, bujqësi, shërbimet dhe ndërtimi. Shërbimet me rritjen kryesore”, tha ministrja.

“Presim që defiçiti fiksal të jetë më i ulët se kufiri buxhetor 3-3.5% të PPB. Borxhi publik të bije në 69% deri ën fund të këtij viti nga 72% që ishte një vit më parë. Duke vijuar trajektoren rënëse. Borxhi polic do vijoj të bjerë edhe në vijim, duke ruajtur trendin. Në të njëjtën kohë 5.5% PBB investimet. Defiçiti total 2.6% të PBB, balancë korente fiskale, 2.9% të GDP. TË ardhurat totale buxhetore 631.1 miliard lekë, 239% e PBB. Nga 28.2% që është në vitin 2022. Rritje shpenzimet buxhetor e 687.2 mld lekë, rritje 26.5 mld lekë, krahasuar me 2022. Buxheti 2023 mbështetet nga paketa fiskale që miratohet sot në mbledhjen e qeverisë dhe do vihet po sot në dispozicion të kuvendit…

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat është shumë i rëndësishëm. Kemi ndryshime rritja e kufirit të pa tatueshëm nga 40 000 në 50 000. Do reduktoj të ardhurat në buxhet 1.2 mld lekë, por do rriten të ardhurat familjare me mbi 1 mld lekë për familjet shqiptare. 70 000 punëmarrës përfituese të këtij grupi pagash 40 000 – 50 000. Profesionet e lira do kontribuojnë në buxhetin me mbi 2 mld lekë në vit. Këto do jenë subjekte tatimi”, tha ndër të tjera ministrja.

Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 26/10/2022 11:18

    U takua ariu me dhelpren maje malit ne nje fillimpranvere dhe pasi u pershendeten,air i tha: Zonja dhelper dardhat sivjet do te bejne shume kokrra. Po,po zoti ari,do bejne shume me teper sivjet,se e dine qe ti ske te ngopur me ato ja ktheu dhelpra. Keshtu moj zonjëza Delinë,je fort e ngjashme me zonjen dhelper.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?