Debat në Repolitix, Bogdani: Rama bën miqësi me vendet e lindjes, hedh poshtë BE-në! Ka shtuar kushtet për integrimin! Koja: Shqipëria humbi trenin për në Europë në 1996-ën (VIDEO)

19 Janar 2021, 22:39| Përditesimi: 19 Janar 2021, 23:24

  • Share

Për ish deputetin e PD-së, Gerti Bogdanin, kritikat e kryeministrit Edi Rama për mungesën e solidaritetit të BE-së për vaksinimin janë një sulm që i bëhet unionit duke e larguar më shumë Shqipërinë nga rruga e integrimit. I ftuar në emisionin 'Repolitix', Bogdani tha se Rama ka shkuar drejt vendeve të lindjes duke krijuar miqësi e duke hedhur poshtë BE-në. Demokrati vijon më tej duke u shprehur se kryeministri e mori Shqipërinë me 3 kushte ndaj integrimit të BE-së dhe e ka lënë me 8.

Kjo çështje ka hapur debat në studio mes Bogdanit dhe ish-Ministrit të Shëndetësisë, Gjergji Koja i cili shprehet se Shqipëria e humbi trenin për në Europë në 26 maj të vitit 1996 duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare, të kontestueshme gjatë asaj kohe. Koja thotë se për këtë fajin e ka pasur ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë duke folur për vaksinimin, Koja tha se deklaratat e komisionerit Varhelyi, i japin të drejtë kritikave të Ramës, ndërkohë që Bogdani e mohon.

Bogdani: Të nxjerrësh Edi Ramën politikanin më europian në Shqipëri, nuk e di se në çfarë realiteti jetoni. E mori me 3 kushte e çoi me 8 kushte përballë integrimit europian. Ka shkuar më tej drejt lindjes është e vërtetë. Mund të shkojë të bëjë miqësi me vendet e tjera, por jo të hedhë poshtë BE-në. Sot për herë të parë në 8 vite po zyrtarizohet termi oligarki, oligarkët i mbajnë anadollakët, i mban Putini dhe vendet e lindjes.

Koja: Është hipokrizi politike. Më përmendni vetëm një emër. Edhe kryetari juaj nuk i thotë me emra. Ne e humbëm trenin për në Europë në 26 maj të vitit 1996, ishim shumë afër integrimit.

Bogdani: Që prej asaj kohe u bëmë anëtare e NATO-s, firmose stabilizim asocimin, liberalizuam vizat...

Koja: Po leje se ti ke qenë i vogël atëherë nuk e di se çfarë ka ndodhur në 26 maj 1996. Meqënëse hymë tek kushtet që i ka shtuar Edi Rama integrimit në BE, ne trenin e humbëm që në '96 së bashku me firmat piramidale. Saliu e ka fajin patjetër. Rama dha një mendim të tij për vaksinën, tha që disa vende të BE-së na lanë vetëm. Reagimin për këtë e dha komisioneri për Zgjerim dhe komisionerja e shnëdetësisë së BE-së. Reflektuan në mënyrën më të mirë të mundshëm.

Bogdani: Përsa i përket deklaratës, kur thoni se komisioneri dëgjoi Ramën dhe bëri deklaratë, urdhëro deklaratën e Ambasadës Franceze...

Koja: Mos bëni lojëra fjalësh, merru me komisionerin. Mos e dridh debatin. E mohoni deklaratën e komisionerit?

Bogdani: Në mënyrë absolute nuk i japin të drejtë.

Pas kritikave të bëra nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, ka dhënë lajmin se unioni ka nisur lëvizjet për të siguruar vaksinat anti-COVID për vendet e Ballkanit. Kujtojmë se prej ditësh Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër mënyrën se si BE nuk tregoi solidaritet për vende e Ballkanit për çështjen e vaksinimit. Ai e ka konsideruar këtë vendimmarrje absurde, të papranueshme moralisht, të pakuptueshme politikisht, të pajustifikueshme edhe logjikisht. 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lemi: 20/01/2021 08:38

    O TI JE NJE COPE IDIOTI! KUJTO BABEN TAT POLITIK QE NA FUTI NE ORGANIZATEN ISLAMIKE O BANGLADESH !!!

    Përgjigju
  • Alniku: 20/01/2021 07:47

    Mjere kë të qaj më parë ky Bogdani kur erdhi nga USA thanë të gjithë që do të ndryshojë diçka në PD por thjesht vazhdon në gjurmët e saj më radikale si në 2013 turp për këtë çun Tirone

    Përgjigju
  • Tironsja e vjeter: 20/01/2021 07:11

    O bogdan budallai ti je turpi i komunitetit tironas,,,bashkohesh me maloke dhe cecene qe na zune pronat tona shekullore ,,dhe vodhen e vrane shqiptaret,,te zente korona jarebi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?