Debat në Report Tv: Mërtiri: Berisha është e shkuara! Zhupa: Nuk dëgjoj çdo idiotësi, ndotje akustike! Analisti: Mirupafshim

17 Mars 2023, 15:19| Përditesimi: 17 Mars 2023, 15:42

  • Share

 

Një debat është zhvilluar në Report Tv mes analistit Ergy Mërtiri dhe deputetes Ina Zhupa sa i takon zgjedhjeve vendore. Analisti Mërtiri thotë se Berisha është e shkuara dhe nuk do i sjellë asnjëherë fitoren partisë, por nga ana tjetër Zhupa tha se nuk mund të dëgjojë çdo idiotësi të tij.

Mërtiri tha se do e linte intervistën, por në fakt nuk u largua.

Ina Zhupa: Se lë tjetrin të thotë budalliqe se më vjen keq.

Ergys Mërtiri: A më bën një nder mos ki keq ardhje për mua

Ina Zhupa: Unë për ty e kisha dhe në respekt të qytetarëve që të dëgjojnë ca të vërteta

Ergys Mërtiri: Të lutem mos më mëshiro kaq shumë, më lër të them budallaqet e mia.

Ergys Mërtiri: Berisha është  e shkuara, po e përdor partinë si një instrument për hallet e veta personale.

Ina Zhupa: Unë çdo idiotësi nuk e dëgjoj dot. Ndotje akustike.

Ergys Mërtri: Unë e lash mirupafshim. Unë nuk jam karagjoz, unë vi flas ajo thotë ndotje akustike.

Ergys Mërtri: Kjo parti s’ka për t’i fituar kurrë këto zgjedhje.


Lajmi kryesor:

Zhupa në Report Tv: Askush nga kandidatët e primareve s’do futet në zgjedhje nën siglën e PD-së së Alibeajt! Vendimi i KAS i paprecedentë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?