Rrjetet sociale janë një mënyrë për të na lidhur me njëri-tjetrin po aq sa një pasqyrë për të shpalosur veten në mënyrën më të mirë. Dikush ka një profil që e përdor për kënaqësi, dikush pak më shumë për anën profesionale. Në secilin rast duam të pasqyrojmë më të mirën edhe kur kjo e fundit nuk është realiteti që na përfaqëson.
Filtrat na ndihmojmë të shohim veten në mënyrën që duam dhe dëshirojmë të dukemi, por a janë realiteti ynë?
Në një bisedë në ‘Esencë’ blogerja Xhina Hodo, fotografi Sonny K Elson dhe ish-volejbollistja dhe moderatorja Silvana Bushati ndanë eksperiencat e tyre. Gjithashtu në një lidhje skype me menaxheren e rrjeteve sociale Vanesa Koka. Një ligj i ri në Francë së fundi detyron ‘influencuesit’ të sinjalizojnë kur përdorin filtra në fotot e videot e tyre. Ata që njihen tashmë si “influencues”, në Francë detyrohen me ligj të njoftojnë për efektet që përdorin në foto e video. Përmbajtja e fotove dhe videove me filtra duhet deklaruar, përndryshe personazhet do të përballen me gjoba dhe burg.
Vanesa Koka, menaxhere e medias sociale zbulon disa nga influencuesit shqiptar që “shesin” më shumë online dhe tregon sekrete të vogla që na rrisin interesin te publiku virtual. Gjithashtu çfarë na rrit apo ul besueshmërinë virtualisht.
Të ftuarit në panel ndanë mendime të kundërta në lidhje me përdorimin ose jo të filtrave aq më tepër duke rrahur mendime edhe për atë që psikologët kanë cituar edhe më herët për vetë fotografimin dhe filtrat, duke e lidhur me praninë e një çrregullimi për ata që e përdorin.
Të duash të jesh vetja pa filtra në rrjete sociale është një zgjedhje ashtu sikurse është dhe e kundërta.