Zanafilla e sherrit e cila përfundoi me vrasjen e Vladimir Zvezhdës nga kunati i tij, Klajdi Shundi natën e Vitit të Ri është një debat mes tyre për mikpritjen e shqiptarëve. Report Tv ka zbardhur dëshminë e mikut të Klajdi Shundit në polici i cili ka tregon dinamikën e ngjarjes.
Sipas dokumenteve të siguruara nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, mësohet se shoku i Klajdi Shundi është shprehur në polici se ata kishin qenë në një festë dhe më pas po bisedonin se kush është më mikpritës, pogradecarët apo korçarët. Pasi kanë pirë disa gota verë, situata është nxehur dhe Klajdi i kërkoi kunatit që të mos ngrejë zërin në shtëpinë e tij.
Sipas dëshmisë së mikut të Shundit, Vladimir Zvezhda kishte mbetur i ofenduar nga kunati i tij, mori fëmijët dhe gruan e ishte larguar nga shtëpia. Gjithashtu nga dëshmitë mësohet se pasi Zvezhda kishte dalë nga shtëpia, vajza e tij ka telefonuar dajën (Klajdi Shundin) duke iu shprehur se babai i tij po rrihte mamin.
"...babi kapi mamin për fyti dhe i përplaste kokën pas murit, kur doli daja, babi qeshte dhe i thoshte ske guxim të më bësh asgjë" – mësohet të ketë thënë mbesa e Shundit.
Ndërkohë në momentin që Shundi doli nga shtëpia i nxehur dhe me një thikë në dorë shkoi për të goditur Zvezhdën. Sipas shokut të Klajdi Shundit, ai tentoi ta ndalonte por Shundi e plagosi me thikë në dorë.
Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve rreth orës 04:00 në lagjen ‘5 maji’ në Tiranë. Klajdi Shundi 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin e tij, Vladimir Zvezhda, i cili ka humbur jetën në spital.
Kjo eshte e vertete se ne shqiptaret te vrasim per te te mirepritur.
PërgjigjuPo per korcaret jeni zene mor te uruar dhe e keni vulosur me disa gota vere e thika pas ??!!!Korcaret jane vetem me fjale mikpritesa.Mikprites te vertete jane verioret.Ata te hapin porten po u vajte,dhe vrasin femijet e tyre kur te kane ne bese e nen catine e tyre.Keni pare ndonje korcar te gatshem te sakrifikoje familjen per mikun ?! Sa per pogradecaret,them se jane mikprites te mire,nuk jane si verioret ne sacrifice,por as te ekzagjeruar kot si korcaret,nuk jane.Jane punetore e te urte.Mjafton t'i pyesni c'hiqnin dikur nga korcaret,kur u zinin deren dhe u duhej t'i duronin kohe e pa kohe gjate veres .
Përgjigju"Enver Hoxha hev tunjat jeta"
PërgjigjuMe mikvrases eshte ky qe vajti me thike. Po pse nuk mund te shkonte ta qellonte me grushta, po drejt e te thika instiktet.
PërgjigjuHhhh
PërgjigjuKjo eshte veper e Edvin Mafies ka degjeneru familjet e shoqnin. Te cohemi te permbyesim atw dhe te bjem Verishen shpres e se ardhmrs.
PërgjigjuO sumçe po te shkruash pa gabime edhe mund ta degjojne mendimin tend te tjeret. Shko dhe çohu ti i pari kunder Edvinit po pate bole dhe kushedi do te bashkohen dhe disa injorant te tjere si puna jote. A u çove kur u vrane nga Sala jot ne bulevard ? A u çove kur plasi gerdeci nga qeveria e Sales ? Ik o pall ngop barkun me buke dhe fillo klasen e pare. Toç.
Ja qe ka pasur guxim t'i bente dicka ketij trimit qe tregonte forcen me gruan. Atje vafshi te gjithe.
PërgjigjuCfar ka barku e nxjerr bardhaku... Këta ja kan pasur kunjën njëri tjetrit me kohë, nuk dua të paragjykoj por në pamje të parë dhe viktima më duket pak tip pervers. Qofsha i gabuar. Më fal o zot po qe se flas gabim!
PërgjigjuNuk morem vesh i kr.
Përgjigju