Procesi i numërimit të votave në Fier

Politikë

Debat për numërimin në një KZAZ në Fier, numëruesit e PD ‘bllokojnë’ për disa orë procesin: Nuk njohim 7 kutitë e numëruara nga PS e PSD

13 Maj, 13:19| Përditesimi: 13 Maj, 13:24

  • Share

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë në KZAZ-në 60 në Fier dy herë. Ndërprerja e parë është regjistruar në orën 12:30 të mesditës së të hënës, kur ishin numëruar 24 nga 97 kutitë.

Numëruesit e PD janë tërhequr me justifikimin se janë të lodhur ndërsa vendimi për t’u rikthyer mëngjesin e së martës është kundërshtuar nga numëruesit e PS. Pas konsultimeve mes anëtarëve të PS dhe PD dhe me KQZ, u vendos që numëruesit e PS të rikthehen në orën 16:00, ndërsa numëruesit e PD në orën 18:00.

Numërimi ka rinisur në orën 17:30 vetëm me dy anëtarë të PS dhe PSD, gjë që sipas Kodit Elektoral është e lejueshme pasi procesi është i monitoruar me kamera. Ndërkohë numëruesit e PD pasi janë paraqitur në KZAZ në orën 18:00 kanë pritur përfundimin e 7 kutive të hapura pa praninë e tyre ku kanë pohuar se rezultatin e këtyre 7 kutive nuk do ta njohin.

Procesi ka vijuar normalisht deri në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, për të rifilluar pas 6 orësh pushim.

Në KZAZ-në nr 59 ka pasur një ndërprerje prej 9 orësh ditën e djeshme me të njëjtin pretendim të numëruesve të PD se janë të lodhur. 
 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: