Ndreca ‘përplaset’ me kreun e ILD: Nuk kuptohet puna e bërë prej jush! Metani: S'jemi SPAK! ILD performon me standarde

23 Maj, 12:51| Përditesimi: 24 Maj, 20:12

  • Share

Në Komisionin e Ligjeve është ftuar për t’u pyetur kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.

Deputeti i PS-së Plarent Ndreca tha se shumë prokurorë nuk zbatojnë vendimet finale të gjykatave. Ai tha se nuk kuptohet nga raporti që është përpiluar nga ILD se çfarë pune është bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë.  Ndërsa, Metani ka theksuar se ILD nuk është SPAK, duke shtuar se Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën kontrolle dhe vepron me standarde.

Ndreca: Nuk dimë çfarë kërkesash janë arkivuar, çfarë natyre kanë, çfarë kanë kërkuar këta ankues s’mund të krijojmë një konkluzion të qartë, pas 4 vitesh vijojmë të flasim për pavarësi, rritjen e pavarësisë, rritje kapacitetesh, rritje organizative, jemi akoma në hapin 1, mund të kishte ndodhur në vitin e parë, të dytë. E mirëkuptoj edhe vështirësitë që keni në këtë aspekt, e marr SPAK si etalon, sepse ka edhe ai probleme me burimet njerëzore, por produkti është ai që është, ILD, që garanton të gjithë sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë informacion të saktë se ku jemi dhe çfarë ndodh me problematikat e drejtësisë. Duhet t’i kishte në tavolinë dhe adresim tek këshillat përkatës, unë kam edhe disa komente në lidhje me çfarë drejtoria e monitorimit në Kuvend ka monitorur.

Metani: Këtë shqetësim e kemi përditë në ILD, kishte disa pasaktësi, unë nuk jam SPAK dhe s’do bëhem asnjëherë, ILD përformon me standarde nga këshillat dhe KPA, kontrolli i jashtëm është për gjëra që ligji dhe Kushtetuta i ka parashikuar, ne s’na impresionon që janë çuar më shumë apo më pak hetime, ne shohim standardin.


Lajmi kryesor:

Ndreca kritika ILD-së: U shqyrtuan pak ankesa të qytetarëve! Edhe SPAK pa burime njerëzore, por është produktiv! Metani: Shohim standardin, jo numrin e hetimeve


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?