Politikë

Debate dhe përplasje në Këshillin Bashkiak të Lezhës! Qytetarët nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhje, aktivistët: Veprimi antiligjor

29 Shtator 2023, 09:58| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 10:13

  • Share

Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Lezhës, u shoqërua me debate dhe përplasje. Shkak u bë moslejimi i qytetareve për të marrë pjesë në këtë mbledhje. Ata u penguan nga policia Bashkiake të cilët kishin marrë urdhër nga drejtuesit e Këshillit.

Qytetarët dhe Aktivist të Shoqërisë Civile e quajnë veprimin antiligjor, pasi mbledhjet e këshillit duhet të jenë të hapura për çdo qytetar.

Debatet mes mazhorances dhe opozitës për këtë çështje vijuan edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku e quajti absurditet moslejimin e qytetareve në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ndërsa jep dhe arsyet e kësaj situate.

Pavarësisht debateve, Këshilli Bashkiak i Lezhës e vijoj mbledhjen pa praninë e qytetareve të interesuar për të marrë pjesë, pasi këta të fundit nuk u lejuan të hynin në brenda sallës.

M.T/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?