Debate dhe sherr gjatë miratimit të buxhetit në Bashkinë e Skraparit mes kryebashkiakut dhe këshilltarëve

24 Dhjetor 2020, 22:24| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 22:50

  • Share

Mbledhja e këshillit bashkiak Skrapar, ku pika e fundit e rendit të ditës ishte për miratimin e buxhetit të vitit 2021 ka filluar me debate të ashpra mes kryebashkiakut Adriatik Mema dhe këshilltarëve. Debatet nisën që në fillim të takimit për shkak të përjashtimit të disa këshilltarëve nga mbledhja e këshillit. Ka qënë kryebashkiaku Mema që i ka kërkuar kryetares së këshillit bashkiak Edlira Shkëmbi vendimin e marrë për prezencën e 8 këshilltarëve në sallë dhe 6 të tjerëve online, vendim që nuk është pasqyruar. Edhe pse ka kërkuar me ngulm largimin nga salla të mediave dhe përfaqësuesve të prefekturës, mbledhja ka filluar 30 minuta me vonesë.

Kryetari i bashkisë Skrapar, Adriatik Mema ka kërkuar fillimisht futjen në rendin e ditës të një kompesimi për pagat e punonjësve të bashkisë, që nuk janë marë që prej muajit Tetor për shkak të mbylljes së bizneseve të gurit, nga të cilët bashkia siguronte 250 milion lekë. Pas futjes së kësaj pike në rendin e ditës, u miratua hap pas hapi projekt-vendimi për dhënien e ndihmës ekonomike dhe bursat për nxënësit e familjeve në nevojë, duke u kaluar në miratimin e projekt-buxhetit të vitit 2021. Prezantimi i buxhetit nga kryebashkiaku Mema është kundërshtuar nga disa këshilltarë, që e kanë cilësuar si një buxhet në favor të kryebashkiakut dhe jo të qytetarëve.

Kryebashkiakut Mema i është kërkuar me një vendim këshilli rishikimi i numrit të punonjësve të bashkisë, nga 361 në 280. Këshilltarët e kanë justifikuar marrjen e këtij vendimi për shkurtimin e 80 punonjësve si një vendim të përcaktuar në varësi të popullsisë, duke e cilësuar të fryrë administratën e bashkisë. Pas shumë debatesh, këshilltarët janë tërhequr nga kjo kërkesë dhe kanë miratuar projekt-buxhetin e hartuar nga bashkia Skrapar për vitin 2021.

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema ka falenderuar këshillin bashkiak që ka miratuar buxhetin e hartuar nga specialistët e bashkisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reli: 24/12/2020 23:48

    Ne cdo bashki struktura eshte e fryre Kjo eshte nje gabim. Por ketu ne shqiperi eshte nevoje sepse njerezit ne qytete te vogla skane ku punojne dhe varferia eshte ulur kembekryq. Ky eshte nje alarm qe qeveria duhet te mare masa. Te coj fasoneri te hapen ne qytete te vogla dhe si shperblim per keto kompani per punesimin e njerezve te mos u mare taksa per 10 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?