Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë

26 Shtator, 21:57| Përditesimi: 26 Shtator, 22:05

  • Share

Debate të forta për dënimin e sotëm në panelin e Report TV të emisionit “Frontline”, me temë dënimin e deputetit Ervin Salianji.

Gazetari Flogert Muça theksoi se ndërsa deputeti i PD ishte në “zenithin e tij me çështjen Babale, vendimi i sotëm për të e dëmtoi jo vetëm juridikisht, por edhe politikisht”. Maksimizimi që ai kishte arritur në politikë, tashmë u dënua me humbjen e mandatit. Ai u shpreh se Salianji nuk është dënuar për shpifje, por për kallëzim të rremë.

“Është vërtetuar se Salianji ishte regjisori që ka regjistruar një bisedë të rreme ndaj vëllait të ish-ministit Xhafa”, tha Muça. Më tej ai pati një debat të fortë edhe me Genc Burimin, i cili ishte në lidhje Skype nga Franca.

Burimi e cilësoi dënimin të rëndë dhe të tepruar, duke bërë krahasime me disa raste në Francë, përfshi edhe Sarkozi. Ai këmbënguli se ka dallime mes shpifjes dhe kallëzimit të rremë.

“Dënimi është shumë i rëndë”, tha Burimi.

Debati kaloi edhe me shkëmbim batutash mes gazetarit Flogert Muça dhe Genc Burimit, teksa i dyti e cilësoi si “djalosh” apo "agjent të qeverisë", kurse i pari i kujtoi se “e kishte marrë ferra uratën”, duke bërë edhe ironi me të.

“Fredi Belerin e nxore nga burgu, shko e nxirr edhe Ervin Salianjin. Jemi të gjithë të barabartë para ligjit, jo deputeti i nënës dhe ne të tjerët të njerkës. Jam djalosh, nuk kam rrjedhur. Ti je i tensionuar, ndaj qetësohu. Mos po kërcënon?”, tha Muça.

Franc Nuri, jurist PD, u shpreh se “nuk e priste vendimin”.

“Është një vendim i ashpër, ekstrem, në lidhje me një nga akuza me të lehta të Kodit Penal. Mund të ishte dënuar me kusht, me shërbim prove, shërbim në komunitet”, tha ai.

Ndërsa gazetari Poli Hoxha u shpreh se “vendimi do vinte një ditë”.

“Ky vendim do vinte një ditë, siç do vijë për Berishën, gjithë të tjerët, madje edhe Edi Ramën. Kjo është drejtësia, një herë të kënaq një herë të hidhëron e një herë të ëmbëlson. Nuk them dot nëse është vendim i drejtë, por nuk mund të sulmosh gjyqtarët, një herë i lavdëron si trimëresha që i dhanë vulën dhe njëherë i akuzon për dënimin e Salianjit. Janë gjyqtaret e njëjta”, tha Hoxha ndër të tjera.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na ruajt zoti: 27/09/2024 08:20

    Fiks si kushëri i ilir metës

    Përgjigju
  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 27/09/2024 07:51

    Ore ky Burimi me teori prej idjoti si ka mundēsi qē meret nēpēr sdudjo me kētē llogjik qē ka. Salinjanin e ka par gjith Shqipria qē ēshtē mashtrus ordiner. E burgun e ka hak 100%. Kta thon qē kur drejtēsia vendos nē favor tē partis wc pd ēshtē drejtēsi e vērtet , e kur vendos kundra ēshtē e kapur. E kur drejtēsia dēnon krahun e partis socjaliste thon drejtēsia vuri drejtēsin nē vēnd. Prandaj dhe populli Shqiptar nuk i jep votēn Sali Bajgēs.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?