Mbledhja e grupit të PS ditën e sotme është shoqëruar me debate dhe diskutime që janë fokusuar te pjesëmarrja e ministrave në Komisionet parlamentare. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ngriti shqetësimin për sjelljen e ministrave duke deklaruar se e personalizojnë debatin.
“Duhet që me ministrat të koordinohemi. Kemi marrëveshjen e llogaridhënies. Vijnë në komision dhe debatohet kundërshtohet. E personalizojnë debatin, ju ngel hatri. Bëjnë komente pa lidhje. Ne jemi aty si ekspertë të fushës”, tha Ndreu.
Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi raporton se, kryeministri Rama i ka dhënë të drejtë Ndreut për shqetësimin e tij, ndërsa ka ironizuar edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.
“Pjerini ka jo të drejtë, por shumë të drejtë. Megjithatë, të isha unë nuk i miratoja pa koordinim”, tha Rama, që më pas iu drejtua ministrave me fjalët “Shkoni në komisione si Mona në dasmë”.
Komente

Kot spo thu Si
Përgjigju