Politikë

Debate në Këshillin Bashkiak Durrës/ Opozita përplaset me mazhorancën për fondin e shpronësimit, Muka: Nuk mund të vijë 10 minuta përpara ky vendim! Kallmi: Vetë e keni kërkuar

24 Qershor, 15:41| Përditesimi: 24 Qershor, 15:50

  • Share

Mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate mes opozitës dhe shumicës. Opozita kundërshtoi mungesën e kryetares Emiriana Sako dhe reagoi ndaj futjes në moment të fundit të një pike shtesë për ndryshimin e vlerës së shpronësimit për disa njësi tregtare, të prekura nga projekti i rijetëzimit të zonës arkeologjike pranë Amfiteatrit Antik.

“Nuk jemi dakord që një propozim kaq i rëndësishëm të vijë në momentin e fundit.”-tha Muka këshilltari i demokratëve

Në qendër të kritikave ishin edhe fondet e papërdorura nga buxheti i vitit të kaluar. Sipas opozitës, rreth 30% e buxhetit ka mbetur pa u investuar për qytetarët.

“Më vjen mirë që e keni sjellë si material për diskutim, por ne nuk jemi dakord për mënyrën sesi po veprohet nga ana bashkisë dhe me këshilli. Nuk mund të vij materiali kështu. Koha dijhet duhet të jenë 5 ditë ta shqyrtuar. Na e sillni materialin sot dhe pas 5 ditësh ne mblidhemi prap. Ne jemi për ta kaluar sepse ne e kemi sjellë por mënyra sesi sillet. Ne jemi që qytetarët të marrin atë çka i takon. Çmimet për shpronësimin e pjesëve të atyre që i marrin tokë, apartamente, njësi tregtare, të marrin atë çka është vlera e tregut. Ky buxhet ishte një buxhet jo real, jo me këmbë në tokë, për ato çka janë në interesin e qytetarëve durrësak dhe për ato çka bashkia duhet të realizonte në funksion të mbledhjes së taksave dhe në shërbimin. Po flasim që rreth 30 përqind e fondit e gjithë të ardhurave, nuk i ka vënë në dispozicion të shërbimeve për qytetarët.”-tha Muka.

Nga ana tjetër pas fjalës së Mukës ka marrë fjalën Gentian Kallmi, nënkryetar i Bashkisë së Durrësit.

“Konstatimi juaj është i gabuar. Nga viti 2024 për kontrata të cilat janë të lidhura, janë investimet që kanë nisur gjatë vitit 2024 dhe janë në proces zbatimi. Edhe pjesa më e madhe fondeve të trashëguara do të përdoren për mbylljen e këtyre kontratave dhe për financimin e tyre.”-tha Kallmi

Një tjetër pikë e debatueshme ishte ajo për financimin me 12 milionë lekë të një qendre komunitare. Opozita ngriti dyshime për mungesë transparence në shpërndarjen e fondit social.

“Po bëhet fjalë që të kalojë edhe fondi i qendrës në një shoqatë qeveritare. Një fond prej 120 milonë lek të vjetra që është dhënë në këto vite nga Bashkia e Durrësit. A e keni adituar këtë qendër. Duhet të kontrollohet kjo situatë.”-  tha Edlira Harizi

Projektvendimet kaluan me votat e shumicës. E vetmja pikë që u miratua unanimisht ishte ajo për fondin e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?