Debate në Komisionin për Inceneratorët! Tabaku-Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Energjisë: A mbani përgjegjësi për 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera

18 Shkurt 2022, 10:50| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 11:20

  • Share

Debate në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku merret në pyetje , Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, i ka drejtuar asaj disa pyetje në lidhje me disa shkelje, sipas saj, të evidentuara në Inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Sipas Tabakut, në Inceneratorin e Fierit janë kryer 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera.

Debati:

Tabaku: Si pjesë e bilanceve të dorëzuar nga kompania janë vënë re një sërë shkeljesh. 20 milionë euro për punime të realizuar nga inceneratori i Fierit është deklaruar në bilanc, e shkruan vetë. Kanë 20 milionë euro për nën kontraktime të Zotit Klodian Zoto. Nuk mbani përgjegjësi institucioni juaj për pagesat fiktive? 20 milionë euro punime të pakryera i mbartin për vitin tjetër, si janë bërë pagesat pa pasur situacione?

Haxhiademi: Situacione ka dhe janë përgjegjës personat që kanë firmosur për ndjekjen e punimeve

Tabaku: Në koncesionin përkatës, ka ndodhur 2 herë ndryshimi i pronësisë . A ka dijeni për transferimin e aksioneve?

Haxhiademi: S’kam dijeni, por kam dëgjuar për këtë si fakt. Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të pronësisë.

Tabaku: Pagesat për inceneratorin e Fierit vazhdojnë. Inceneratori i Fierit është kapur me shkelje të rënda tashmë, nga pikëpamja procedurale dhe nga pikëpamja e zbatimit. Unë kam konsultuar gjithë legjislacionin, kam parë raste të ngjashme, kam dëgjuar edhe përgjigjen e ministres përgjegjëse për ministrinë tuaj që “qeveria shqiptare ka frikë se shkon në Arbitrazh në qoftë se kjo ndodh”. Kemi konsultuar tre raste të tjera të ngjashme. Asnjë kompani ku në thelb procedura është korruptive dhe është gjykuar korruptive, nga një organ siç është rasti i SPAK-ut, nuk ka të drejtë ta çojë në Arbitrazh. Elementi i dytë është. Në momentin e hartimit të kontratës, institucioni i Avokatit të Shtetit i ka dërguar të gjithë palëve, përfshirë edhe institucionit tuaj sugjerime në lidhje me shkelje të rënda të kontratës. Ndërkohë që kontrata është miratuar pa asnjë ndryshim. Avokati i Shtetit dhe unë e kam shkresën këtu, sugjeron që “kontrata është diskriminuese në favor të koncesionarit, në dëm të shtetit. Dhe e dyta, duhet t’i jepet për gjykim një gjykate këtu dhe jo në rastin e Arbitrazhit”. Këto nuk janë marrë parasysh në hartimin e kontratës e cila në fund të ditës është miratuar nga autoriteti kontraktues, të atëhershëm, jo i juaji, por ka patur përfaqësues të institucionit tuaj. Shqetësimi është, në momentin që është vërtetuar që ka pasur pastrim parash nga inceneratori i Fierit. Nuk është vepër penale të vazhdoni dhe të bëni pagesa për një vepër penale?

Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Në lidhje me komentet e avokaturës së Shtetit, të them të drejtën nuk jam në dijeni të kaq detajeve. Patjetër që mund të jenë ngritur komente nga institucione të ndryshme për t’u reflektuar në kontratë. Në momentin që unë kam filluar, kontratat I kam gjetur të lidhura dhe në zbatim e sipër kështu që nuk di të bëj komente në lidhje me këtë çështje.

Tabaku: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit?

Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Për çështjen e pagesave të Inceneratorit të Fierit, pagesa e fundit është kryer është diku në dhjketor. Kontrata parashikon detyrimin për të kryer të gjitha pagesat e mundshme. Fieri aktualisht, në dijeninë time, Shoqëria me të cilënm kemi kontratën nuk është e sekuestruar…

Tabaku: Nuk është e sekuestruar por është në hetim. Ka një akuzë për pastrim parash.

Haxhiademi – Sekretare e Përgjithshme e ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: Është nën hetim dhe në dijeninë time, nëse nuk gaboj është sekuestruar një prej aksionerëve që ka qenë më parë i shoqërisë dhe që ka maxhorancën në aksione.


Lajmi kryesor:

Komisioni Hetimor për Inceneratorët, Tabaku: Administratorja e Inceneratorit të Tiranës ka thënë të pavërteta! Nëse nuk vjen të dëshmojë deri në drekë, do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?